Home Këshilla të ndryshme Të shëndoshë dhe vitalë me pak limon

Të shëndoshë dhe vitalë me pak limon

Limoni radhitet lart në renditjen e Boudenit, pasi përmban më shumë se 100% të nevojave ditore me vitamina C, që kontribuon në shtimin e kolesterolit të mirë HDL si dhe në forcimin e eshtrave.

Flavonoidet nga limoni parandalojnë rritjen e qelizave malinje. Hulumtimet kanë treguar se agrumet shtojnë aftësinë e trupit për të absorbuar antioksidues nga çaji për 80%. Nëse në çajin e gjelbër e shtoni një pjesë limon, metabolizmi juaj do të përshpejtojë punën dhe për këtë arsye do të humbni në peshë.

Limoni po ashtu përmirëson absorbimin e kalciumit në organizëm, shpejton shkrirjen e yndyrës, forcon sistemin imun, ngadalëson plakjen, por, gjithashtu, në mënyrë natyrale, parandalon rrezikun nga infeksionet dhe pezmatimet. Çaji i gjelbër njihet për ndikim antikanceroz.

Është vërtetuar se po ashtu ndihmon në ruajtjen e peshës, mund të parandalojë kancerin e fshikëzës, kancerin në zorrë të trashë, vezore, pankreas, zorrë dhe mëlçi

Edhe boronicat ndikojnë në përmirësimin e kujtesës, përderisa mjedrat dhe dredhëzat janë burim i shkëlqyeshëm me vitamina C, si dhe antioksidues të fortë që kanë ndikim antikanceroz.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...