Home Këshilla të ndryshme Të vjellat në shtatëzani

Të vjellat në shtatëzani

Të vjellat në shtatëzani Të vjellat e mëngjesit janë ndër shenjat më të mundshme të shtatzënisë. Edhe pse këto të vjella quhen të mëngjesit, ato mund të shfaqën edhe në mesditë e edhe në mbrëmje.

Të vjellat e mëngjesit mund të janë të pranishme gjatë tërë ditës, e në raste shumë të rralla edhe mund të pengoj marrjen e ushqimit në atë masë sa që kjo të pengon zhvillimin normal të frytit.

Për shumicën e grave, të vjellat e mëngjesit pushojnë me përfundimin e tremujorit të parë, mirëpo ndonjëra nga shtatzënat mund të ballafaqohet me këto shqetësime deri në lëvizjet e para të bebit. Në raste të rralla, disa nga shtatzënat, të vjellat e mëngjesit i shoqërojnë deri në fund të shtatzënisë, kjo sidomos është e pranishme te shtatzënat gemellare – me shumë fryte.

Problemi shfaqjes së të vjellave të mëngjesit, në tërësi nuk është i qartë. është e sigurt se qendra për të vjella, mundime e nauze ndodhët në pjesën e trurit që quhet medulla oblongata. Ka numër të mëdha teorish të cilat mundohen të sqarojnë se në ??mënyrë kjo pjesë e trurit stimulohet gjatë shtatzënisë.

Gjinekologet besojnë se niveli i lartë i hormonit të shtatzënisë ?-hCG-së në gjakun e shtatzënës në tremujorin e parë të shtatzënisë, mund të jetë njëri nga shkaqet e ngacmimit të tepërt të qendrës për vjellje dhe nauze.

Shkaqe të tjera të cilat mund të janë përgjegjëse për të vjellat dhe nauzet, janë mos marrja e ushqimit ose keq ushqyeshmëria, shtimi i thartirës në lukth, ose tretje jo e mirë e ushqimit për shkak të lëshimit të tonusit muskulor nën veprimin e hormonit të shtuar gjatë shtatzënisë ? progesteronit.

Pasi se të vjellat e mëngjesit nuk shfaqen te të gjitha shtatzënat, atëherë kjo nuk mund të merret si një ndodhi fiziologjike. Hiperemza gravidare ose të vjellat e mëngjesit në disa shoqëri primitive ku mënyra e jetës është e thjeshtë, pa kërkesa të mëdha, nuk është fenomen. Nga ana tjetër, izolimi dhe hospitalizimi te shumë shtatzëna të cilat vuajnë nga hiperemeza gravidare, rezultojnë me këndellje të shpejtë dhe pushimin e ankesave, gjë e cila fletë se edhe faktori psikik ? emocional luan rrol.

Si duket lodhjet mendore dhe fizike, shtojnë mundësin e sulmeve në formë hiperemezës gravidare. E njëjta gjë është edhe në shtatzënitë e shumëfishta, besohet mu për shkak të shtimit të stresit emotiv – shpirtëror dhe trupor.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...