Home Shëndetësi Teknikë e re për të diktuar çrregullimet gjenetike

Teknikë e re për të diktuar çrregullimet gjenetike

Shkencëtarët amerikanë kanë realizuar një teknikë që eventualisht mund të lejojë kontrollin e hollësishëm për mijëra çrregullime gjenetike, nëpërmjet një procedure që nuk është e dëmshme për fetusin.

Shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit thonë se kanë përdorur mostra gjaku nga gratë shtatzëna dhe pështymë nga burrat, për të përcaktuar përbërjen gjenetike të fëmijës së pa lindur.

Shkencëtarët e kryen studimin e tyre tek një grua që ishte vetëm 18 javë shtatzënë. Ata thonë se procedura mbart më pak rreziqe se procedurat e tjera gjenetike, të kryera duke marrë mostra nga fetusi ose nga placenta.

Dr. Piter Ben, profesor i gjenetikës dhe biologjisë në Universitetin e Kënektikatit, tha se procedura është një hap i rëndësishëm përpara.

Megjithatë, Dr. Ben tha se janë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të përcaktuar se cilat mutacione gjenetike janë të rëndësishme.
Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Science Translational Medicine”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...