Home Këshilla të ndryshme Temperaturat e ulëta ndikojnë në pezmatimin e sinuseve

Temperaturat e ulëta ndikojnë në pezmatimin e sinuseve

Me arritjen e ditëve të ftohta, kur temperatura fillon të sillet nën zero, fillon periudha më e vështirë kohore për të gjithë ata që vuajnë nga sinuset.

Temperaturat e ulëta, era e ftohtë dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura ndikojnë në përhapjen e viruseve që dëmtojnë mukozën e sinuseve, ku shumë shpejt fillojnë të përhapen bakteret.

Për këta persona, mjekët sugjerojnë që gjithmonë të mbajnë kapelë, sepse më e rëndësishmja është që ta mbroni kokën nga të ftohtit.

Po ashtu, duhet ta forcojnë sistemin imun të hundëve dhe sinuseve, të ajrosin sa më shpesh ambientin ku jetojnë dhe sidomos të mos qëndrojnë nëpër ambiente të mbyllura dhe ajër të ndotur. Pezmatimi i sinuseve ka simptoma shumë karakteristike, ndërsa më të theksuarat janë kokëdhimbjet, dhimbje madje shumë e fortë, ndjeshmëri dhe ënjtje rreth syve, dhimbje në ballë dhe sy, presion në kokë, temperaturë dhe plogështim.

 

Si fillojnë simptomat

Simptomat e pezmatimit të sinuseve në fillim ngjasojnë me një ftohje të zakonshme, por zgjasin për një kohë të gjatë. Ftohja zakonisht zgjat dy-tre ditë, ndërsa pezmatimi i sinuseve me javë të tëra, madje me muaj. Në rastet më të vështira ajo shndërrohet në kronike.

Për të mos ndodhur kjo, sinuset duhet shëruar. Mjekët shpjegojnë se për dallim nga pezmatimi akut i sinuseve, atë kronik mund ta shkaktojnë viruset, infeksionet, alergjitë, por edhe devijimet anatomike të hundës që mundësojnë depërtimin e ajrit.

 

Shpëtimi është në inhalim

Pezmatimi akut, sipas mjekëve, shërohet përmes antibiotikëve dhe me pika për hundë, të cilat duhet përdorur vetëm aq kohë sa ju ka rekomanduar mjeku. Do të ishte mirë ta bëni edhe antibiogramin.

– Kur bëhet fjalë për shërimin e pezmatimit kronik, rëndësi ka që të zbulohet shkaku dhe të bëhet skenimi i sinuseve. Për një shërim apo zbutje të pezmatimit mund të kontribuoni edhe ju vetë në shtëpi. Nevojitet një enë me ujë të ngrohtë, pak çaj kamomili dhe sherbelë.

– Mbulojeni kokën me peshqir dhe merrni frymë për nja dhjetë minuta. Kujdes që të mos digjeni nga uji. Pas kësaj së paku një orë nuk do duhej të dilnit jashtë dhomës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...