Home Këshilla të ndryshme Terapi që evitojnë dhimbjet e shpinës dhe qafës

Terapi që evitojnë dhimbjet e shpinës dhe qafës

4Evitoni dhimbjet e shpinës dhe qafës

Mënyra se si qëndroni gjatë ditës apo edhe çfarë punojni varët në shëndetin e shpinës dhe qafës. Andaj dhimbjet e padurueshme mund të kalojnë nëse i bëni disa terapi të cilat mund të ndikojnë shpejt.

Me hidroterapi

Kur qafa ka inflamacion, bëni një kompresë me akull për dhjetë minuta. Në qoftë se nuk keni akull, atëherë merrni ndonjë ushqim të ngrirë, mbështilleni me një copë dhe përdoreni si kompresë. Në këtë kohë përgatisni dhe një çantë uji me ujë të nxehtë, mbështilleni me një peshqir dhe aplikojeni në të njëjtin vend ku vutë akullin, menjëherë pasi ta keni hequr atë dhe mbajeni për dhjetë minuta.

Me anë të akupunkturës

Akupunktura është shumë e dobishme në rastet kur dhimbja e qafës është shkaktuar nga kontraktimet muskulore si ato të shkaktuara nga sëmundja e artrozës.

Me anë të masazhit

Teknikat e masazhit janë të dobishme në të gjitha rastet kur qafa dhe shpatullat kanë ngrirë, qoftë pse keni qëndruar në një pozicion të papërshtatshëm, për shkak të artrozës, për një qëndrim të gjatë në të njëjtin pozicion.

Me aromaterapi

Për të shtuar efikasitetin e masazhit, mund të përdoret një vaj i përftuar në këtë mënyrë: Në 50 ml vaj mandarinash të ëmbla hidh 20-30 pika livando ose kamomili. Të njëjtat vajra, por me masë 2-5 pika mund të hidhen dhe në vaskën e banjës.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...