Testohet ilaçi kundër hepatitit

Një ilaç i ri kundër formës më të rëndë të hepatitit, i cili shkakton dëmtim të madh të mëlçisë, e ndonjëherë edhe vdekjen, është përfituar nga shkencëtarët francezë dhe ka hyrë në fazën e testimeve klinike, bëjnë të ditur mediet franceze.

Bëhet fjalë për ilaçin që kanë zhvilluar shkencëtarët francezë nga Instituti për shëndetësi dhe kërkime mjekësore dhe të universitetit “Paris-Sud 11”.

Ky ilaç bazohet në proteinën e cila ka aftësi që të stimulojë rigjenerimin e qelizave të mëlçisë.

Pas testeve të bëra në minj, kjo terapi tani përdoret edhe në rreth 60% të pacientëve të sëmurë nga forma më e rëndë e hepatitit. Rezultatet e testeve, sikur që kanë bërë të ditur kërkuesit shkencorë, do të bëhen të ditura deri në fund të vitit 2012.