Testohet ilaçi që zbut simptomat e Alzhaimerit

Ilaçi eksperimental kundër sëmundjes së Alzhaimerit, i cili aktivizon receptorë të veçantë të nikotinës në tru, për gjashtë muajve ka përparuar funksionet kognitive tek personat me formë të rënda, apo të mesme të sëmundjes.

Shumica e ilaçeve dedikuar kësaj sëmundjeje, të cilat tashmë përdoren, i dedikohen parandalimit të përparimit të sëmundjes, mirëpo, ilaçi i përmendur i prodhuar nga një firmë në Masaçusets “EnVivo farmasjutikalz”, dedikohet përmirësimit të simptomave të sëmundjes.

Ilaçi i lartpërmendur me emrin “EVP-6124”, gjendet në fazën e dytë të testimit dhe është provuar në 409 pacientë, shumica e tyre deri tani kishin përdorur “aricept”, të kompanisë “Fajzer”, apo “ekselon” nga “Novartis”.

Që nga viti i ardhshëm, pritet të fillojë edhe faza e tretë e hulumtimeve të ilaçit “EVP-6124”, fazë kjo në të cilën do të përfshihen një numër shumë më i madh i pacientëve.

KËSHILLA TË NGJASHME