Testojeni dëgjimin tuaj

Gjenerata e tridhjetë vjeçëve dhe e atyre pak më të moshuar shpesh kanë probleme me humbjen e hershme të dëgjimit, shkaku u pajisjeve si ‘iPod’ dhe ‘MP3’.

Nëse i keni tre minuta kohë, parashtrojani vetes 5 pyetje, në bazë të së cilave do ta vërtetoni nëse keni problem me dëgjimin.

Bëhet shumë shpejt dhe thjesht. A kërkoni shpesh nga të tjerët të përsërisin atë që kanë thënë? A keni vështirësi të kuptoni bisedën në TV- apo përmes telefonit? A mendoni shpesh se njerëzit nuk po shprehen qartë?

Do të thoni: “Nuk po kuptoj për çka po flet, ngase gjithnjë murmuron”, por kjo ndodh sepse nuk mund të dëgjoni mirë frekuencat e larta. A e keni të vështirë të kuptoni bisedën e fëmijëve? Më e rëndësishmja, a hasni në vështirësi të përcillni bisedën në një restorant të stërmbushur?

Nëse drejt jeni përgjigjur në shumicën e këtyre pyetjeve, ekziston një dyshim i bazuar se mund të keni probleme me dëgjimin. Do të ishte e udhës që të vizitoni mjekun dhe të bindeni nëse kjo është apo nuk është e vërtetë.