Home Shëndetësi Testosteroni i shpëton meshkujt nga depresioni

Testosteroni i shpëton meshkujt nga depresioni

Ndoshta nuk është vetëm një rastësi që femrat preken dy-herë më pak nga depresioni, kjo gjithmonë e krahasuar me meshkujt. Hormoni mashkullor, pra ai i testosteronit, me sa duket ka funksionin anti-depresion.

Zbulimi është kryer nga universiteti shtetëror i Floridës dhe më pas rezultati është publikuar në revistën “Biological Psychiatry”. Hulumtuesit kanë vëzhguar se minjtë e izoluar në laborator paraqisnin simptoma depresioni dhe ankthi. Në momentin që ata injektuan hormone testosteroni çdo gjurmë depresive nis gradualisht të zhdukej.

Tashmë pritet që të ketë dhe hulumtime dhe studime të tjera, ngase dihet se një numër mjaft i madh i meshkujve vuajnë nga lloje të ndryshme të depresionit, e shkaqet që e shkaktojnë atë janë të shumta.

Nga diçka e tillë kanë nisur idetë për krijimin e farmaceutikëve të rinj antidepresivë, të cilët do të ishin medikament efektiv për të shmangur gjendjen e rënduar psikologjike tek djemtë dhe burrat.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...