Tetë gënjeshtrat që ia themi vetvetes kur duam të humbim në peshë

Problem i madh për shumicën e femrave është mbajtja e peshës së dëshiruar trupore si dhe, natyrisht, humbja në peshë.

Nganjëherë kur bëhet fjalë vetëm për një apo dy kilogramë, e ju keni kaluar nëpër një periudhë të vështirë kohore, kjo me siguri nuk është gjëja më e tmerrshme që mund të ju ndodhë.

Mirëpo 5 -10 kilogramët, të cilët ju grumbullohen për një apo dy muaj, ju shtyjnë ta shmangni plazhin sikur murtajën.

Pra, si veprojnë femrat me këtë rast? Mundohen ta zgjidhin problemin me “ato” fshehtësitë e vogla. Fillojnë t’i premtojnë vetes dhe të tjerëve se do të konsumojnë vetëm ujë, se do t’i shmangin karbohidratet…etj. Po, zakonisht këto janë marrëzira, prandaj në vijim ju shpalosim disa nga gënjeshtrat me të cilat në fakt e gënjejmë vetëm veten tonë kur kemi të bëjmë me humbjen në peshë.

1. Do të përdor shkallët në vend të ashensorit. Kë po e gënjeni? Do të lëshoni pe që në ditën e dytë. Plus, të shkoni shkallëve do të zgjasë më shumë, prandaj do të jeni më pak efikas, më të ngadalshëm dhe do ta humbni kohën e çmuar.

2. Në tridhjetë ditët e ardhshme do të konsumoj vetëm ujë

Në rregull, kafeja është e lejueshme. Po, nejse, edhe uji mineral ndoshta është në rregull. Por, edhe një gotë verë të enjten, të premten dhe të shtunën. Uji nuk mund të ju lirojë nga ajo shija e keqe e gojës, apo jo? Së paku kjo është ajo që do t’ia thoni vetes, kur ju shkon lëng për goje për një qumësht me çokollatë.

3. Nuk ka më bukë?

Me asnjë çmim dhe në asnjë mënyrë nuk do ta konsumoj bukën. Shtireni se mungesën e pjekurinave dhe të bukës do të mund ta mbijetoni, por që të nesërmen kolegia juaj sjell kifle për ditëlindjen e saj, e ju nuk rezistoni dot.

4. Marrja e rrobave për palestër, do të shkoj pas orarit të punës?

Për fat të keq, është shumë e lehtë që rrobat tuaja sportive t’i ktheni “prapa” në shtëpi, njësoj sikur i keni marrë me vete në vendin e punës, natyrisht fare të papërdorura.

5. Nëse dëgjoj alarmin në 6:30, do të ngrihem dhe vrapoj?

Kur kjo të ndodhë, ju e përqafoni fort jastëkun dhe nuk e keni ndërmend ta largoni, e lëre më të shkoni për vrap. Kjo do të ndodhë dy ditë, derisa ta kuptoni se më mirë është të ktheheni me të vjetrën.

6. Muzika në iPad më motivon të ushtroj?

Muzika më motivon të ushtroj, të vrapoj, të shëtis…etj. Nuk ka gjasa të ndodhë kjo, ngase muzika shpejt ju mërzitet, sidomos pasi të jeni lodhur.

7. Çdo natë më herët në shtrat?

Do të shkoj në shtrat më herët, çdo natë – gjatë gjithë javës. Kur ta kyçni TV dhe shikoni “Seks dhe Nju-Jorku”, premtimi juaj tashmë i kalon së kaluarës.

8. Nuk do të konsumoj ushqime pas orës 20:00 në mbrëmje?

Më mirë do të ishte që shujtën e fundit ta përkufizoni në orën 18:00, në vend se në 20:00. Vetëm se shtrohet ajo pyetja e madhe: Si do ta shikoni emisionin e preferuar në TV pa ushqime të grimcuara?