Tharëset elektrike, armike të higjienës

Fërkimi i duarve në ajrin e nxehtë të një tharëseje elektrike në tualetet publike nuk bën asgjë përveçse than lëkurën, por nga ana tjetër ajo mban bakteret patogjene në sipërfaqe të lëkurës.

Ky gjest është pothuajse mekanik, veçanërisht nëse ju e bëni në një banjë publike: lani duart dhe pastaj aktivizoni tharësen elektrike, fërkoni një dorë me tjetrën për të përshpejtuar tharje.

Me këtë gjest ne mendojmë se po pastrojmë duart dhe eliminojmë bakteret, por në fakt një studim i fundit i zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin “Bradford” tregon krejtësisht të kundërtën.

Studimi është kryer pikërisht në vende publike ku edhe tharëset elektrike përdoren dukshëm, në vend që të përdoret letra apo peshqiri.

Në fakt, kur ju keni larë duart tuaja, është e vërtetë se bakteret janë ulur, por është njëlloj e vërtetë se ata nuk janë eliminuar krejt. Prandaj, fërkimi nuk bën asgjë, por i sjell në sipërfaqe të lëkurës dhe lehtëson kalimin e tyre diku tjetër.