Home Këshilla të ndryshme Thonjtë kontrollojeni shëndetin tuaj

Thonjtë kontrollojeni shëndetin tuaj

Thonjtë kontrollojeni shëndetin tuajNëse dëshironi që me një kontroll të shpejtë ta kontrolloni shëndetin tuaj, mjafton t’i shikoni thonjtë në duar dhe këmbë.

Thonjtë e thyer

Nëse thonjtë shpejt ju thyhen apo ju pëlcasin, ndoshta keni mungesë të hekurit apo vitaminave B, transmeton Kosova Sot Online.

Thonjtë e tharë

Kjo formë e thonjve do të thotë probleme me gjëndrat tiroide, sidomos nëse keni lëkurë të thatë dhe nëse përnjëherë keni filluar të shtoni në peshë.

Njollat e verdha

Mund të jenë shenjë e infeksionit me kërpudha, sidomos nëse janë shfaqur në gishtat e këmbëve. Po ashtu, mund të jetë shenjë e psoriazës.

Thonjtë e verdhë

Ngjyra e verdhë në thonj mund të jetë shenjë e diabetit apo sëmundjeve të mushkërive.

Njollat e bardha

Njollat e bardha shkaktohen prej mungesës së zinkut. Nëse edhe pas përdorimit të këtij minerali njollat mbesin, atëherë ka të bëjë me lëndimin e thonjve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...