Thonjtë prej gëzofi, pse jo?

Thonjtë prej gëzofi, pse joLondra është spërkatur nga moda e gëzofit të rremë, qoftë në kapele, çanta, çizme, xhaketa, por ajo që është më interesante, gëzofi tani gjithashtu mbahet edhe në thonjtë.

“MUA Makeup Academy” ka krijuar një llak për thonj në pesë ngjyra, i cili e ka efektin e gëzofit, dhe çmimi i saj është tre paund. Kur e lyeni mbi manikyrin e thonjve të thjeshtë i cili nuk është tharë ende, thonjtë e marrin pamjen sikur të jenë bërë nga pelushi dhe janë të butë kur i prekim.

Këta thonj me këtë përbërje janë të përsosur. Kur i shikoni, duken si të janë bërë prej kadifes. Deri më tani në treg janë shfaqur llaqe të cilat duken si kaviar, lëkura, madje edhe si beton, kurse nga yjet botërore që pëlqejnë për të eksperimentuar me thonj, janë Rihanna, Katy Perry, Blake Lively …

Megjithatë, ka edhe klient të pakënaqur, të cilët thonë se këto llaqe ngjitën gjithkund, pastaj lehtë përhapen, dhe lehtë përhapet në gjërat që i kapim në dorë, ndërsa të tjerët janë të lumtur që nuk kanë për t’u zbatuar me saktësi të madhe.