Home Këshilla për Prindër Tinejxherët bëhen më të mençur me kalimin e kohës

Tinejxherët bëhen më të mençur me kalimin e kohës

Derisa tinejxherët piqen, shpejtësia e tyre mentale përmirësohet, duke i bërë më të mençur, konstaton një studim i ri.

Hulumtuesit në University of Texas në San Antonio kanë ekzaminuar performancën e rreth 7.000 adoleshentëve të moshës 13 deri 17 vjeçe në 12 teste të ndryshme të inteligjencës dhe shpejtësisë mentale, duke përfshirë detyrat që përfshijnë matematikën, leksikun dhe zgjidhjen e problemeve.
Ata kana zbuluar që tinejxherët më të vjetër kanë arritur më shumë dhe kanë punuar më shpejt se më të rinjtë. Pasi që kanë analizuar testet, inteligjenca e rritur e tinejxherëve më të vjetër mund t’i atribuohet tërësisht rritjes së shpejtësisë së tyre mentale, thanë hulumtuesit. Studimi është publikuar në Psychological Science, ndërsa autorët e studimit kanë konkluduar që proceset mentale të lidhura me atë se sa shpejt është duke punuar truri, siç është shpejtësia e marres së njohurive të reja, të mësuarit e gjërave dhe zgjidhja e problemeve, përmirësohen gjatë viteve të adoleshencës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet t’i konsumojmë hithrat?

Hithra rekomandohet për trajtimin e disa sëmundjeve dhe është një nga bimët natyrale medicinale më të zakonshme. Hithrat që rriten dhe nisin të lulëzojnë nga stina e pranverës e deri në vjeshtë janë shumë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm. Po ashtu, nëse nuk e keni ditur, hithra përdoret edhe për masazh kundër dhimbjeve reumatike, gjë që nisi të përdorej fillimisht...