Home Këshilla të ndryshme Tradhetia bashkshortore: Meshkujt e kanë në gen

Tradhetia bashkshortore: Meshkujt e kanë në gen

“Tradhëtia është një normë, jo një perjashtim prej saj. Gjithmonë e më shumë njerëz janë duke pranuar të pasurit lidhje të hapura pikërisht për këtë arsye, për të patur marrëdhenie seksuale me më shumë se një partner”, shkruan sociologu në studimin e tij.
Anderson testoi 120 meshkuj të diplomuar përpara publikimit të studimit, hetero dhe homoseksuale, duke nxjerrë perfundimin se 78% e tyre kishin tradhëtuar të pakten një herë partneren edhe atëherë kur ishin të dashuruar.
“Krijimi dhe rritja e një familjeje është nje faktor emocional dhe jo seksual. Kjo do të thotë se meshkujt mund të jenë prinder shumë të mirë, por jo partnere besnike. Rregullat që eliminojnë monogaminë kane krijuar nje lloj kriminalizimi të një aspekti natyror gjenetik dhe mendor tek meshkujt”, shkruan me tej në studimin e tij sociologu.
“Dëshirat tona fizike nuk vdesin, thjesht fshihen ose ndërrojnë formë nga një partner tek tjetri. Një marrëdhënie e vertetë nis atëhere kur vdes seksi. Ndryshe, do të jete seksi udhëheqësi i mendimeve të verteta. Megjithatë, tradhëtia, pavarësisht se si denohet, në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me ndienjat pasi ato janë dy sfera të ndryshme”.
Në artikullin e tij, Anderson shkon me tej, duke kritikuar normat e shoqërise moderne, të cilat sipas tij, jane tepër shtrenguese dhe kanë vendosur një standart të pamundur realizimi nga meshkujt.
Pavaresisht punimit të sociologut, ekzistojnë studime të mëparshme që e kundershtojnë këtë version. Sipas njërit prej tyre, tradhëtia llogaritet në një në dy persona, ndersa diferenca midis meshkujve dhe femrave nuk është e dukshme.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...