Home Modë & Estetikë Trajtimi i trupit

Trajtimi i trupit

Problemi: Pastrim kimik në gjunjë, bërryla dhe këmbë

Trajtimi: Përzierje e kafes, sheqerit dhe vaniljes. Kafeja ka veti të forta antioksiduese, kurse sheqeri luan rolin e një shtresuesi duke i dhënë shkëlqim e butësi. Vanilja shton një parfum qetësues duke krijuar një aromaterapi në kushtet e shtëpisë.

Çfarë ju nevojitet: Një e katërta e filxhanit me vaj ulliri, një lugë çaji me ekstrakt vaniljeje, gjysmë filxhani kafe të freskët të bluar dhe një filxhan me sheqer.

Përgatitja: Në një gotë të vogël/tas, përzieni vajin e ullirit dhe ekstraktin e vaniljes. Në një tas të veçantë trazoni përzierjen me sheqer dhe kafe.

Përdorimi: Zbuteni lëkurën në ujë të ngrohtë për 5-10 minuta. Bëni një masazh të vogël me përzierjen në pjesët e nevojshme të trupit duke masazhuar në mënyrë rrethore. Bëni një dush për të hequr përzierjen nga trupi duke përdorur një xhel për dush.

Shënim: Mos përdorni për fytyrën tuaj ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit ku lëkura është e ndjeshme.

Këshillohet: Një herë në javë. Nëse keni lëkurë shumë të thatë, mund ta përdorni edhe dy herë në javë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...