Traumat gjatë fëmijërisë ndikojnë në plakjen e shpejtë dhe sëmundjet e jetës

Traumat gjatë fëmijërisë ndikojnë në plakjen e shpejtë dhe sëmundjet e jetës Fëmijëve që vuajnë nga abuzimi apo bëhen viktima të traumave nga prindërit e tyre, jo vetëm dhe u dëmtohet seriozisht shëndeti psikologjik dhe ai mendor, por sot ne mësojmë sesi kjo gjë mund të ndikojë edhe shëndetin fizik, gjatë jetës së tyre.

Një fakt i tillë pohohet nga një studim i kryer nga studiues të Universitetit Braun në Islandë, i cili tregon sesi se viktimat e abuzimit tregojnë një përshpejtim të procesit të plakjes së qelizave gjatë jetës së tyre, gjë që sjell vënien e tyre në rrezik nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe plakja e parakohshme.
Këta njerëz gjatë viteve duke zvogëluar mbrojtjen e kromozomeve, çojnë në rritjen e vdekjes së parakohshme të qelizave.
Studimi, i kryer nga dr.Odri Tyrka, është i pari që të nxjerrë në pah një lidhje midis abuzimit në fëmijëri me shkurtimin e papritur e telomeres.

Ai përjashtoi ndikimin e faktorëve të tillë si pirja e duhanit, yndyra apo demografia dhe por tregoi se si neglizhimi fizik dhe emocional është i lidhur në mënyrë të konsiderueshme me jetëgjatësinë e qelizave telomere.

“Kjo sugjeron se gjatë zhvillimit të përvojave të dhunës ndaj fëmijëve në fillim mund të kenë efekte të thella të biologjisë të cilat mund të ndikojnë mekanizmat bazë celulare”, shton dr.Odri Tyrka.