Tri lloje të prindërve

Sipas doracakut të autores Bonnie Miller, ekzistojnë tri lloje të prindërve:
1. Këshilltar
2. Helikopter
3. Ushtarak

Më poshtë paraqesim veprimet e ndryshme të këtyre llojeve të prindërve se çfarë bëjnë ata në rastet 1, 2, 3, 4, ,5 ,6 ,7 ,8, 9, dhe 10: sipas radhitjes së parashtruar:

1. Këshilltar
Ky prind i “dashurisë dhe logjikës” jep këshilla dhe konsultohet me fëmijët

1. Prindi i dashurisë dhe logjikës ofron porosi të fuqisë dhe vlerës personale
2. Prindi i dashurisë dhe logjikës shpesh përmend përgjegjësitë
3. Prindi i dashurisë dhe logjikës demonstron se si duhet të kujdesesh për vetveten dhe të jesh i përgjegjshëm
4. Prindi i dashurisë dhe logjikës shkëmben ndjenjat rreth shfaqjes dhe përgjegjësive personale
5. Prindi idashurisë dhe logjikës u ofron dhe u ndihmon fëmijëve të gjejnë mundësi/zgjidhje dhe i lejon që të vendosin vetë
6. Prindi i dashurisë dhe logjikës ofron “korniza kohore” Brenda të cilave fëmija i kryen përgjegjësitë
7. Prindi i dashurisë dhe logjikës modelon bërjen e një pune të mirë, përfundimin, pastrimin dhe ndjenjat rreth asaj
8. Prindi i dashurisë dhe logjikës shpesh pyet veten “Ku qëndron problemi?” ndihmon fëmijët në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve të tyre
9. Prindi i dashurisë dhe logjikës më shumë vepron sesa flet
10. Prindi i dashurisë dhe logjikës lejon fëmijët t`i përjetojnë pasojat natyrore dhe ato t`u shërbejnë si mësuese

2. Helikopter
Ky prind qëndron mbi fëmijët dhe i shpëton ata nga bota armiqësore në të cilën jetojmë

1. Ofron porosi të fuqisë dhe vlerës së dobët personale
2. Gjen shfajësime për fëmijët, por ankohet se disa përgjegjësi nuk janë respektuar
3. “Merr” përgjegjësinë për fëmijët
4. Mbron fëmijët nga çdo ndjenjë e keqe
5. Vendos për fëmijët
6. Nuk ofron strukturë, por ankohet, “Pas gjithë asaj që kam bërë për ty…”
7. Ankohet dhe fajëson “Kur do ta mësosh këtë?” “Unë gjithmonë duhet të fshij pas teje.”
8. Ankohet se ka një fëmijë të papërgjegjshëm që i shkakton shumë telashe
9. Flet dhe vepron shumë, gjë që tregon se fëmija nuk është i përgjegjshëm
10. Mbron fëmijën nga pasojat natyrore, përdor fajësimin si mësues

3. Ushtarak
Ky prind komandon dhe drejton jetën e fëmijëve

1. Ofron porosi të fuqisë dhe vlerës së dobët personale
2. Bën shumë kërkesa dhe pret shumë prej fëmijëve
3. I tregon fëmijës se si ai duhet të marrë përgjegjësi
4. I tregon fëmijës se si ai duhet të ndihet
5. Ofron mundësi absolute “Ky është vendimi që duhet të marrësh!”
6. Kërkon që punët dhe përgjegjsitë të kryhen menjëherë
7. Jep urdhëra dhe kërcënon: “Do ta pastrosh dhomën apo …”
8. Merr problemin mbi vete duke përdorur kërcënime dhe duke urdhëruar që të zgjidhet ai
9. Përdor shumë fjalë të rënda, shumë pak vepron
10. Përdor ndëshkimin; dhimbja dhe armiqësia shërbejnë si mësuese

KËSHILLA TË NGJASHME