Home Këshilla të ndryshme Tri rregulla që të humbni peshë!

Tri rregulla që të humbni peshë!

Tri rregulla që të humbni peshë!A ekzistojnë mënyra të lehta si të humbim peshë? Po, ekzistojnë! Nuk është ndonjë hile magjike apo mrekulli, mos pritni diçka të tillë se nuk ekziston.

Thjesht nevojitet implementim me mendje. A mendon që mundesh? Nëse po, vazhdo lexo!

– Pi ujë: Thjesht sigurohu të pish 8 deri 10 gota ujë në ditë për çdo ditë. Mos e zëvendëso me ndonjë pije tjetër. Trupi juaj duhet gjithnjë të jetë i hidratuar. Veshkat tua do të të falënderojnë pasi që e kanë më lehtë të nxjerrin jashtë mbeturina. Me pirjen e mjaftueshme të ujit trupi juaj do të jetë në gjendje të shkrijë dhjamë në mënyrë më të efektshme. Dhe nëse pini një gotë ujë 10-15 minuta para se të hani (mëngjes, drekë, darkë) ju do të ndiheni i mbushur posa të filloni të hani. Edhe një fakt tjetër “qesharak”. A e ke ditur që mund t’i humbni 62 kalori duke pirë ujë me akull?

– Ha 5 herë në ditë: Fillo me mëngjes. Sa më shumë ha në mëngjes aq më pak do të doni të hani gjatë ditës. Mos e kalo këtë vakt sepse do të përfundosh duke ngrënë çkado që të del para syve gjatë tërë ditës. S’është e thënë të ngopesh në të pestat vakte të ushqimit, thjeshtë 3 vakte me ushqim me madhësi normale dhe 2 vakte tjera me ushqime me pak kalori. Ha me mendje që trupi të mos ketë më dëshirë për ushqim. Nëse e trajton trupin tuaj si duhet edhe ai nuk do të të kërkojë më shumë vëmendje nga ti, transmeton “Zëri.info”.

– Ushtrimet fizike: Ndoshta nuk ka nevojë të thuhet por ushtrimet janë thelbësore që të humbim peshë. Nuk mundesh që tërë ditën të rrish ulur, hash e pish dhe të humbësh peshë. Futu në palestër dhe ushtro. Të ndihmon të ndërtosh muskuj dhe metabolizmi juaj përmirësohet. Shpejt do të vëreni se si dhjami ikën dhe në vend të tij zhvillohen muskujt.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...