Trishtimi apo gëzimi, por edhe të gjitha emocionet e tjera që përjeton nëna gjatë muajve të shtatzanisë, kanë aftësi që t’i transmetohen bebes i cili rritet në barkun e saj, duke ndikuar kështu edhe në karakterin e tij të ardhshëm.
Një konstatim i tillë është bërë nga hulumtuesit nga universiteti i Nagasaki në Japoni, të cilët kanë kryer një studim në disa dhjetëra gra shtatzëna.
Sipas tyre, të provosh emocione është e natyrshme, por gjatë kohës së shtatzënisë, stuhia e tyre hormonale ndikon në ritmin e ndjesive të para tek foshnja.
Dhe thuhet më pas se fëmija mund të “marrë diçka” nga këto situata, duke përcaktuar edhe karakterin e tij të ardhshëm, pra nëse bëhet optimist apo pesimist kur të rritet./NOA/