Trombocitet do të përdoren për provokimin e reagimit të imunitetit

Trombocitet janë bërë interesante. Përveç që i ndihmojnë gjakut të koagulohet, ato po ashtu luajnë rol në nxitjen e reagimit imunologjik.

“Kur bakteret hyjnë në gjak, ato shumë shpejt “mbështillen” me trombocite, thotë Dirk Busch nga Universiteti në München.

Këto fragmente ngjitëse të qelizave pastaj i drejtojnë bakteret në shpretkë, ku i gëlltisin qelizat dendritike, ndërsa këto janë qelizat e sistemit të imunitetit të cilat vënë në lëvizje reagimin e imunitetit.

Ky proces bazohet në ndërveprimin në mes receptorëve të trombociteve që quhen GPlb dhe proteinës së gjakut që quhet C3, ndërsa në të përsëri “ngjiten” bakteret. Kur minjve të rritur që u mungon C3, iu kanë injektuar Listeria monocytogenes, trombocitet nuk kanë arritur të mbështjellin bakterin. Përkundrazi, e ka shkatërruar qeliza tjetër e imunitetit, më saktësisht makrofaget.

Edhe pse makrofaget kanë shkatërruar bakterin, mungesa e proteinës C3 ka parandaluar zhvillimin e mbamendjes imunologjike, ndërsa ajo ia mundëson sistemit të imunitetit që të përkujtohet për trupat e huaj (bakteret) dhe kështu të përgatisë reagimin ndaj sulmeve të ardhshme.

Ideja përfundimtare, pohon Busch, është që ndoshta është e mundshme të forcohet reagimi i trombociteve për të përmirësuar vaksinat.

KËSHILLA TË NGJASHME