Home Këshilla të ndryshme Truri, 5 minuta për tu zgjuar

Truri, 5 minuta për tu zgjuar

Truri i njeriut kërkon 5 minuta për tu “zgjuar” në mëngjes pas një gjumi të mirë natën.

Shkencëtarët italianë kanë zbuluar shkakun e “dembelizmit” të trurit tonë. Aktiviteti i pakët i zonave të ndryshme cerebrale gjatë gjumit shkakton efikasitet të ulët në momentet e para të zgjimit.

“Truri ynë nuk “zgjohet” i gjithi në të njëjtën kohë. Disa pjesë të tij janë ende zgjuar kur ne jemi në gjumë ashtu si edhe pjesë të tjera janë ende në gjumë kur ne tashmë jemi zgjuar”, shpjegon Luigi de Gennaro, shefi i këtij studimi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushqimet më të mira kundër celulitit

Celuliti është akumulimi i tepërt dhe i parregullt i yndyrës nën lëkurë. Ai formohet në këmbë dhe merr dukjen si lëvozhgë portokalli. Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që...