Home Modë & Estetikë Tualeti qe ju shkon me ngjyren e plazhit

Tualeti qe ju shkon me ngjyren e plazhit

Jeni thekur në diell për orë të tëra dhe tani që lëkura juaj është e errët, duhet të dini se tualeti rutinë, i jetës së përditshme nuk përshtatet shumë me çehren e re që keni marrë. Dhe kjo duket se është normale, pasi në verë, ai duhet të përshtatet me ngjyrën e re që merr lëkura tuaj.

Së pari, ajo që duhet të dini se kremi që përdorni për lëkurën, tani duhet zëvendësuar me një krem që ju fal një qëndrueshmëri të lehtë, të butë dhe ideale për një lëkurë të bronxtë.

Alternativa më e mirë, të përdorni kremrat ngjyrë bezhë dhe të fshihni me të, rrathët poshtë syve, duke theksuar në këtë mënyrë njëtrajtshmërinë e ngjyrës së bronxtë.

Mos harroni gjithashtu, që të aplikoni edhe furçën në fytyrën tuaj, por pa e theksuar shumë ngjyrën rozë në mollëza.

Ju mund të zgjidhni gjithashtu edhe të shkëlqeni përmes toneve të ndryshme të ndriçimit, por në këtë rast është e preferueshme që t’i përdorni ato vetëm në mbrëmje, kurse ditën jo.

Sa u përket syve, mund të jeni të lirë për imagjinatën.

Përdorni hije metalike në sy, dhe gjithçka bëjeni të plotë me laps.

Preferohet shumë bluja, apo edhe sytë e lyer me të gjelbër në këtë stinë.

Në çdo rast, hijet e syve duhet të jenë komplekse, aplikojeni të errët atë mbi qepallë, ngushtë me kapakët e qerpikëve.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...