Home Shëndetësi Tuberkulozi dhe shtatzënia

Tuberkulozi dhe shtatzënia

Tuberkulozi dhe shtatzënia Rënia e imunitetit gjatë shtatzënësisë bën që kjo gjendje fiziologjike të jetë faktor risku. për manifestimin e tuberkulozit.

Paraqitja e tuberkulozit gjatë shtatzënësisë paraqet rrezik permanent për të porsalindurin sidomos nëse shtatzëna nuk fillon mjekimin me kohë. Rëndom kemi të bëjmë me probleme perinatale, si: prematuritet, peshë të vogël, ditres akut fetal.

Dhe së fundi edhe manifestim të tuberkulozit kongjenital. Tuberkulozi i foshnjave mund të shkaktohet in utero (nga shpërndarja e bacileve prej endometriumit në fetus-përhapje limfogjene) ose rrugë hematogjene prej v.umbilikale me placentë), por mund te shkaktohet edhe post parfum (nga aspirimi i lëngut amniotik të infektuar nga ana e fetusit).

Kur duhet dyshuar në tuberkuloz te një shtatzënë?

1. Shtatzëna ka kontakt të afërt me tuberkuloz të ditur.
2. Shtatzënat që vuajnë nga diabeti ose HIV infeksioni.
3. Shtatzënat me prejardhje nga rrethet sociale me prevalencë të lartë.
4. Shtatzënat që punojnë në spitale, burgje, shtëpi të pleqve.

Pasqyra klinike e tuberkulozit te shtatzënat nuk ndryshon nga kategoritë tjera. Madje, shpeshherë ndodhë që pasqyra klinike të jetë asimtomatike. Sidoqoftë, simptomat dominuese janë: plogështia, anoreksia, humbja në peshë, temperaturë e herëpashershme, kolla, etj.

Nuk është vërtetuar se tuberkulozi ndikon në rrjedhën e shtatzënisë dhe mënyrën e lindjes. Prandaj shtatzënësia nuk ndërpritet Por, tretmani fillon menjëherë pas zbulimit të kësaj sëmundjeje.

Mjekimi i tuberkulozit në shtatzëni

Streptomycina dhe Pyrazinamida në princip janë të kontraindikuara!
Në tre muajt e parë: kurrsesi Streptomycin! Për BK pozitivët ordinohen RPM+INH+ETMB. Për BK negativët duhet të pritet deri në muajin e katërt të shtatzënësisë, vazhdimisht duke e përcjellë gjendjen e shtatzënës.
Në tre muajt e dytë: nëse nuk ka problem ordinohen RPM+INH+ETMB.
Në tre muajt e tretë: RPM+INH+ETMB. Meqë kanoset rreziku nga paraqitja e ikterit në këtë periudhë duhet përcjellë bilirubinën në l0 ditë dhe në rast të çrregullimeve biokimike ndërpritet INH.

Mjekimi me kohë dhe i drejtë është mënyra më e mirë që të pengohet përhapja e infeksionit në të porsalindurin. I porsalinduri është i rrezikuar vazhdimisht, prandaj gruaja që ushqen fëmijën në gji duhet të marrë terapinë komplete kundër tuberkulozit.

Kuptohet, gjithnjë duke u kujdesur që të mbajë maskë mbrojtëse gjatë dhënies gji. Pas dhënies gji, foshnja duhet larguar nga nëna tuberkulotike deri të ekzistoj rreziku nga infeksioni.

Të gjithë antituberkulotikët mund të jepen gjatë laktacionit, prandaj nëna mund të vazhdoj terapinë komplete. Preferohet që antituberkulotikët të merren pas dhënies së gjirit./Ass. Dr. Vjollca Hadri, mr.sci
pneumoftiziologe

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...