Turizmi në Gjirokastër

Krizë në numrin e vizitorëve në qytetin e Gjirokastrës. Kalaja e qytetit, si monumenti kryesor turistik, ka pritur që prej fillimit të prillit jo më shumë se 50 vizitorë të huaj, shifër kjo e papërfillshme krahasuar me pritshmëritë e aktorëve turistikë në rajon.

Besnik Shehu, specialist pranë Muzeut të Armëve, përpiqet ta justifikojë këtë numër të ulët me motin e paqëndrueshëm që prej fillimit të pranverës.
Monumentet e tjera të vizitueshme si banesa e ish diktatorit Hoxha, disa banesa të kategorisë së parë si dhe disa monumente tradicionale të kultit, sipas statistikave lokale rezulton të kenë patur numër mjaft të ulët vizitorësh.

Gjirokastrës, gjatë qershorit të vitit të kaluar ju kërkua nga UNESCO hartimi i një plani të qëndrueshëm turistik, plan i cili duhet të njihte implementimin gjatë këtij sezoni. Megjithëse janë hartuar me shumë oferta turistike dhe me shumë guida, duket se kjo nuk po mjafton për të tërhequr vëmendjen e vizitorëve.