Home Ushqim Turshitë pa konservanse: Domate të thara në vaj ulliri

Turshitë pa konservanse: Domate të thara në vaj ulliri

Përbërësit:

– domate,
– hudhër,
– borzilok,
– rozmarinë,
– vaj ulliri,
– kripë,
– piper,
– fletë dafine,
– trumzë, sipas dëshirës

Përgatitja:

016898f9400aedc18eaf7fca399ebde3_articlemain-780x439Zgjidhni domatet përafërsisht të madhësisë së njëjtë në mënyrë që t’i thani në tërësi. Furrën ngroheni në 100 gradë celsius. Domatet lani dhe thani, fshini me leckë. Në fund të enës për pjekje vendosni letër për pjekje. Domatet prisni katër copash dhe rendisni në enë.

Thelpinjtë e paqëruar të hudhrës vendosni midis copave të domateve. Qitni kripë, piper dhe spërkatni me vaj ulliri.

Futni në furrë për tharje rreth 3 – 4 orë. Pastaj fikeni furrën dhe lërini domatet që të ftohen.

Në kavanoza të sterilizuar rendisni rozmarinën, domatet e ftohura dhe thelpinjtë e qëruar të hudhrës.

 Shtoni një fletë dafine, fletë borziloku të freskët, trumzë të freskët dhe në fund qitni vaj ulliri derisa t’i mbulojë domatet.

Mbyllni dhe ruani në frigorifer.

Zgjidhni domatet përafërsisht të madhësisë së njëjtë në mënyrë që t’i thani në tërësi. Furrën ngroheni në 100 gradë celsius. Domatet lani dhe thani, fshini me leckë. Në fund të enës për pjekje vendosni letër për pjekje. Domatet prisni katër copash dhe rendisni në enë.

Thelpinjtë e paqëruar të hudhrës vendosni midis copave të domateve. Qitni kripë, piper dhe spërkatni me vaj ulliri.

Futni në furrë për tharje rreth 3 – 4 orë. Pastaj fikeni furrën dhe lërini domatet që të ftohen.

Në kavanoza të sterilizuar rendisni rozmarinën, domatet e ftohura dhe thelpinjtë e qëruar të hudhrës.

Shtoni një fletë dafine, fletë borziloku të freskët, trumzë të freskët dhe në fund qitni vaj ulliri derisa t’i mbulojë domatet.

Mbyllni dhe ruani në frigorifer. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...