Home Udhëtim & Turizëm Ujëvara e Sotirës, një destinacion turistik jo larg Tiranës

Ujëvara e Sotirës, një destinacion turistik jo larg Tiranës

1Një nga perlat e natyrës shqiptare që ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj, jo larg kryeqytetit është dhe ujëvara e Sotirës.

Ajo ndodhet rreth 60 km. larg Tiranës dhe 16 kilometra larg Gramshit, ndërsa për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë në këmbë.

Është një ecje që shërben si një lëvizje sportive dhe përballohet nga çdo moshë.

Kjo ujëvarë mjaft e bukur e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara.

Ky fshat dikur ka qenë i banuar dhe ka pasur një popullsi të konsiderueshme deri në 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.

Ujëvara ka një lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorrit. Ka një bukuri mahnitëse që tërheq e bën kurioz shumë vizitorë nga Shqipëria por edhe nga bota, turistë që janë kurioz pas natyrës.

Pothuajse çdo fundjavë drejt këtij spetakli natyror nisen agjenci turistike që kundrejt një pagese të leverdisshme krijojnë mundësinë dhe komoditetin për ta vizituar këtë ujëvarë

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...