Home Këshilla të ndryshme Uji i patateve, ideal për çdo femër!

Uji i patateve, ideal për çdo femër!

Uji i patateve, ideal për çdo femër!Uji ku janë zier patatet ju ndihmon në kthimin e procesit të flokëve të thinjura, duke ua rikthyer ngjyrën natyrore

Flokët e thinjura janë shenja e parë e plakjes. Pleqëria është diçka nga e cila kemi frikë të gjithë, por që nuk kemi si t’i ikim. Kur femrat fillojnë të vërejnë qimet e bardha të flokëve, ato rëndom fillojnë që t’i ngjyrosin flokët, me ç’rast i ekspozojnë ato ndaj ngjyrave dhe substancave të ndryshme kimike, të cilat shpesh i dëmtojnë flokët, në vend se ta largojnë problemin., raporton Gazeta Kosova Sot

Por, çka mund të bëjmë? A ekziston ndonjë zgjidhje natyrore e cila i garanton rezultatet, pa efekte të dëmshme? Nëse nuk e dini, pilingu i bërë me patate mund t’ju ndihmojë që ta ndalni procesin e thinjes së flokëve, duke ua rikthyer ngjyrën natyrore. Efikasiteti i këtij preparati është vërtetuar edhe nga Dr. Anthony Youn, i cili thotë se kjo metodë është më efikasja për zgjidhjen e problemit me flokë të thinjura. Duhet zier patatet në tenxhere dhe duhet lënë që të qëndrojnë për 30 minuta. Kullojeni tretësirën, lëreni që të ftohet dhe lani flokët më pas me këtë ujë. Përsëriteni procedurën disa herë dhe rezultatet nuk do të mungojnë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini

Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit. Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një...