Home Këshilla Seksuale Uji ka efekt mbi dëshirën seksuale tek femrat

Uji ka efekt mbi dëshirën seksuale tek femrat

Uji ka efekt mbi dëshirën seksuale tek femratUji është thelbësor për shëndetin e organizmit, por ka shumë njerëz që për arsye kohe e lenë pas dore hidratimin.Sipas një studimi të fundit, ekziston një lidhje e ngushtë mes hidratimit dhe epshit.

Për të thelluar më tepër studimin Patricia Johnson shpjegon anët pozitive të hidratimit:

Efekt lubrifikues
Sipas autores së librit Partners in Passion: ‘A Guide to Great Sex’, efekti lubrifikues është i lidhur me konsumin e ujit. Lubrifikimi thjeshton kënaqësinë dhe largon dhimbjen edhe në rastet kur marrja e ilaçeve, alkooli apo menopauza e bëjnë të vështirë lubrifikimin natyral.

Më shumë dëshirë, më shumë hidratim
Studiues të ndryshëm bien dakort mbi faktin se sa më i lartë të jetë epshi aq më e madhe do të jetë humbja e lëngjeve, shkruan Anabel . Për shkak të tensionit erotik, temperatura e trupit rritet duke shkaktuar skuqje, djersitje e ndjesinë tipike të nxehtësisë intensive, prandaj hidratimi është i nevojshëm para marrëdhënieve.

Stina influencon
Siç është dokumentuar nga studime të tjera, ditët e ngrohta ndihmojnë në dëshirën seksuale tek femrat, në fakt, falë rritjes së orëve me dritë përmirësohet prodhimi i endorfinës e cila ka efekte pozitive mbi qarkullimin e gjakut, humorin e mirë dhe largimin e stresit apo ankthit.

Dieta ndihmon
Uji zë një përqindje të caktuar në trup nga 70-85% deri në 55%, më e madhe tek fëmijët e vegjël dhe më e ulët tek të moshuarit. Kjo përqindje ndryshon nga një person tek tjetri, por gjithsesi është e rëndësishme të konsumohet masa e duhur e ujit apo lëngjeve. Nuk duhet të mungojnë asnjëherë frutat dhe perimet e stinës mbi tryezë. Mbani mend se harmonia e trupit nis nga tryeza. Kështu përfitoni edhe në aspektin e marrëdhënieve seksuale. /telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...