Uji parandalon diabetin

Zëvendësoni pijet e ëmbla dhe të gazuara me ujë për të parandaluar krijimin e sindromës metabolike. Sindroma metabolike është përmbledhje e çrregullimeve metabolike siç është niveli i lartë i kolesterolit, tensioni i rritur i gjakut ose grumbullimi i indit yndyror në zonën e barkut.

Çrregullimet metabolike rrisin rrezikun nga krijimi i diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, ndërsa ekipi i ekspertëve amerikanë nga Universiteti i Harvardit thekson se si me konsumimin e sasisë së nevojshme të ujit në mënyrë të konsiderueshme mund të reduktohet krijimi i të gjitha çrregullimeve metabolike.

Rezultatet e hulumtimit vijnë nga përcjellja e rreth 83.000 femrave në periudhën prej 12 vjetësh. Gjatë kohëzgjatjes së hulumtimit, madje 2.700 femra kanë zhvilluar diabet.

Udhëheqësi i hulumtimit, që është publikuar në revistën American Journal of Clinical Nutrition”, dr. Frank Hu ka deklaruar se si “pijet e ëmbëltuara paraqesin rrezik të madh për krijimin e diabetit.”

Shkencëtarët kanë konstatuar që konsumimi i ujit nuk do të reduktojë rrezikun nga krijimi i diabetit nëse me të konsumohen edhe pijet e ëmbëltuara. Pijet e ëmbëltuara duhen në sasi gjithnjë më të madhe të zëvendësohen me ujë sepse është dëshmuar që konsumimi i përditshëm i pijeve të ëmbëltuara rrit rrezikun nga krijimi i diabetit për 10 për qind.

Shkencëtarët theksojnë se për disa kjo përqindje mund të duket e parëndësishme. Megjithatë, nëse e merrni parasysh mënyrën e ushqyerjes, e cila më së shpeshti nuk është e rregullt, si edhe shkallën e aktiviteteve trupore, e cila kryesisht nuk është e mjaftueshme, rreziku 10 për qind më i madh nga krijimi i diabetit mund të luajë rol kyç.

Dr. Hu ka shtuar se si “sheqeri duhet të konsumohet në sasi të kufizuara, ndërsa shkëlqyeshëm do të ishte po ta kishit pirë një kafe ose çaj të paëmbëltuar.”

Nëse në vend të gotës me lëng pini një filxhan me kafe ose çaj të paëmbëltuar, rreziku nga krijimi i diabetit do të reduktohet për 12 deri 17 për qind.

Nuk është e domosdoshme që në tërësi të shmanget sheqeri, por që konsumimi të ulet në minimum. Uji është definitivisht pija më e shëndetshme e cila e hidraton trupin në tërësi.

Nëse nuk ju pëlqen shija e ujit, shtoni një copë limon sepse në këtë mënyrë do të përfitoni pije të shëndetshme, natyrale dhe të paëmbëltuar.