Uji termal për kujdes ndaj lëkurës

Vetëm lëkura mirë e pastruar mund të jetë e shëndoshë dhe e bukur. Gjatë muajve të verës, lëkura kërkon hidratim shtesë, ndërsa uji termal, si përbërës kryesor i produkteve për kujdes ndaj lëkurës, është aktiv dhe i efektshëm për lëkurë të shëndoshë dhe të bukur.

Uji termal vlerësohet për aftësitë qetësuese, forcuese dhe përtëritëse. Bëhet fjalë për ujë mineral me përmbajtje të madhe të mineraleve.

Përbëhet, para së gjithash, prej 15 mineraleve nga shkëmbinjtë vullkanikë të krahinës franceze Auvergne, të cilët kanë efekt sinergjik dhe të rëndësishëm për metabolizmin e lëkurës. Efektet e dobishme të këtij uji për shëndetin e lëkurës janë të dëshmuar nga 26 studime të ndryshme.

Brendi i famshëm kozmetik, Vichy, me rastin e përvjetorit të 80-të ka prezantuar dy produkte mjaft të njohura nga linja Purete Thermale, që ofrojnë pastrim themelor dhe kujdes afatgjatë. Ndërsa kur shtohet edhe fakti se nuk ka nevojë të pastrohet, atëherë ky produkt është ideal për udhëtimet verore. /Telegrafi/