Ul shtypjen e gjakut me panxhar

Ul shtypjen e gjakut me panxharNjë gotë uji me lëng panxhari në ditë mund t’ju ndihmojë të luftoni presionin e lartë të gjakut. Këto janë rezultatet e arritura nga kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe shkencës.

Gjatë eksperimenteve të realizuara e tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut.

Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut. Më pas u vu re se pirja e një gotë uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike.

Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi. Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut. Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta, si panxhari, duke përfshirë spinaqin dhe marulen.