Çmimi mesatar i një dhome hoteli në botë në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është zvogëluar për 17 për qind.
Këtë e tregoi indeksi i çmimeve të hotelit, i cili regjistron zvogëlimin e çmimeve të dhomave të hotelit në të gjitha kontinentet.
Sipas sajtit “Hotels.com” i cili përgatitë indeksin, në hotelet e Amerikës së Veriut çmimet janë zvogëluar për 17 për qind, ndërsa në Evropë për 16 për qind.
Indeksi përfshinë çmime që mysafirët i paguajnë në 78 mijë hotele në 13 mijë lokalitete.