Home Këshilla për Prindër Ulja e temperaturës me ilaçe e dëmshme për fëmijët

Ulja e temperaturës me ilaçe e dëmshme për fëmijët

Dhënia e përzierjes së paracetamolit dhe ibuprofenit fëmijëve të vegjël për t’ua ulur temperaturën mund të zgjasë sëmundjen, paralajmërojnë mjekët.

Ata konsiderojnë që shoqëritë moderne me përparimin e shkencës kanë krijuar fobi edhe nga temperatura e lehtë e shkaktuar nga sëmundjet.

Gjithnjë e më shumë ka raste të dozave të tepruara të ilaçeve, të cilat u jepen fëmijëve, efektet anësore të të cilave janë diarreja dhe të vjellat.

Shoqata amerikane e mjekëve pediatër ka publikuar raportin në të cilin theksohet që temperatura e lehtë është shenjë që organizmi është duke luftuar me sëmundjen dhe kjo nuk mund ta rrezikojë shëndetin e fëmijës. Temperaturë e lehtë konsiderohet ajo deri rreth 37,6°C.

Paralajmërim prindërve
Ky mekanizëm i organizmit në fakt është i dobishëm, por rreth gjysma e prindërve nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë”,  ka deklaruar autorja e raportit, dr. Janice Sullivan.

Çdo ilaç ka efekte anësore, ndërsa hulumtimet e mëhershme kanë lidhur marrjen e rregullt të paracetamolit tek fëmijët me rrezikun më të madh të paraqitjes së astmës, ndërsa abuzimi me ibuprofren shkakton shfaqjen e ulcerës në stomak dhe dëmtime të funksionimit të veshkave. Faleminderit për rekomandimin Faleminderit për rekomandimin

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shumë nishane në trup? Ja çfarë kontrollesh duhet të bëni

Është e këshillueshme një kontroll në vit. Veçanërisht nëse keni lëkurë të qartë ose keni pasur të prekur me kancer të lëkurës në familjen tuaj. Për këtë jep përgjigje Antonio Costanzo, Udhëheqës i Njësisë së Dermatologjisë IRCCS Humanitas, Milano. Vizita e kontrollit të nishaneve është hapi i parë në diagnozën e hershme të melanomave dhe kancereve të tjerë të lëkurës dhe...