Home Ushqim Ushqime do t’ju mbrojnë nga gripi

Ushqime do t’ju mbrojnë nga gripi

Ushqime do t’ju mbrojnë nga gripiKarota si truprojë:Duke marrë sasi të madhe të pemëve dhe perimeve të freskëta ngjyrë portokalli dhe të gjelbër, sikur që janë karota, kungulli, spinaqi dhe lakra, do të keni nivel optimal të vitaminës A në organizëm, i cili ruan integritetin e lëkurës dhe mukozës, duke penguar hyrjen në trup të mikrobeve, viruseve dhe shkaktarëve të tjerë të sëmurjeve.

Mishi i kuq forcon mukozën
Gjësendet ushqimore të pasura me proteina ndihmojnë në ruajtjen e funksionit normal të mukozës së veshëve, fytit dhe hundës, që paraqesin mbrojtjen e parë kundër sulmit të virusit.

Mishi i kuq, ai i pulës, peshqit, vezët, produktet e qumështit, perimet, bishtajat, pemët me gëzhojë, farat dhe produktet nga soja përmbajnë të gjithë përbërësit e nevojshëm që e forcojnë epitelin e qelizave të mukozës, prandaj duhet të konsumohen të paktën një herë në ditë.

Speci, antioksiduesi më i fortë
Nëse tashmë ju ka sulmuar virusi, duhet ta dini se organizmi lufton kundër tij me rruaza të bardha të gjakut, ku prodhimin e tyre
e përshpejton vitamina C. Meqë kjo vitaminë nuk ruhet në organizëm, duhet që ta merrni në sasi të mëdha me ushqime. Speci, majdanozi, lulelakra, perimet me fletë, bizelet, portokalli, mandarina… janë disa nga ushqimet me vitaminë C.

Sardelet mbrojnë nga ftohja
Qelizat T janë, po ashtu, të rëndësishme për luftimin e viruseve. Zinku është elementi kyç për krijimin e këtyre qelizave. Sapo të bjerë niveli i zinkut në organizëm, organizmi bëhet më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, ftohjes dhe gripit.
Burim natyror i zinkut janë sardelet, mishi i lopës, spinaqi, etj.

Të kuqtë e vezëve forcojnë organizmin

Hekuri është minerali i dytë për nga rëndësia, kur bëhet fjalë për imunitetin. Pa praninë e tij, organizmi nuk mund ta absorbojë oksigjenin. Mungesa e tij shkakton dëmtim të sistemit imunitar.
Ushqimet që kanë zink, kanë edhe hekur, por ky mineral më së shumti gjendet në të kuqtë e vezëve, në bukën e vrugtë, lakër, etj.

Hudhra mbyt viruset

Hudhra përmban substancën e quajtur alicinë, e cila lirohet me
rastin e shtypjes, apo grirjes së hudhrës. Studime të shumta kanë treguar se kjo substancë eliminon aftësinë e virusit që t’i sulmojë qelizat e organizmit, apo që t’i dëmtojë ato. Hudhra, po ashtu, forcon edhe imunitetin.

Turshitë, të shëndetshme:
Me gjithë disa studime që më parë thoshin se turshitë nuk janë ushqim i preferuar, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë ka ekspertë që thonë se ato janë burim i dobishëm i vitaminave gjatë dimrit. Natyrisht, kjo vlen për turshitë që nuk përmbajnë konservues, apo aditivë.
Po ashtu edhe sasia e kripës nuk guxon të jetë e madhe. Apo, turshitë shpëlajini para se t’i hani, ngase kripa shkakton ngritjen e shtypjes së gjakut.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...