Ushqimet e duhura për një lëkurë të lumtur edhe në dimër

Në dimër, është shumë e lehtë që lëkura të thahet, të ashpërsohet dhe të humbasi shkëlqimin. Para se të dilni nga shtëpia lyejeni patjetër me produktet tuaja të zgjedhura për ta ushqyer dhe mbrojtur atë sa më mirë. Gjithashtu, përpiquni ta ushqeni atë nga brenda jashtë. Ajo ç’ka hamë është thelbësore për shëndetin e lëkurës. Ja 7 Ushqime të rëndësishme për një lëkurë të lumtur edhe në dimër.

Peshku si salmon, ton dhe troftë janë të pasur me Omega-3. Këto janë vërtetë një ‘ndihmë e shpejtë’ për lëkurën e thatë dhe të ashpër. Ato e mbajnë të butë dhe nidhmojnë që rudhat të duken më të zbehta dhe më të pakta.

Domatet. Pregatisni salcë domatesh në shtëpi. Gjithashtu, ngrënia e domateve ndihmon për të bllokuar rrezet e dëmshme të diellit i cili është i pranishëm në dimër sado i padukshëm. Konsumojini sa më shumë në çfarëdolloj mënyre, të gatuara ose të gjalla.

Qitro. Të gjithë e dime se frutat si; portokalli, rrushi, qitroja, janë të pasura me Vit C e cila është mjaft e rëndëshishme për imunitetin e lëkurës dhe për ta mbrojtur atë nga të ftohtët. Vit C gjithashtu kthen akrepat mbrapa, duke pakësur rudhat dhe duke i parandaluar ato.

Zink. Ushqimet si; karkaleca deti, krapi, mishi i kuq, janë të pasur me zink. Zinku është fantastik për zbutjen e lëkurës por ka edhe aftësi riparuese. Gjithastu ndihmon në pakësimin e yndyrës dhe akneve dhe ndihmon në shërim të shpejtë të plagëve të lëkurës.

Veza. Veza dhe hurdhëra janë të pasura me sulfur, i cili është shumë i dobishëm për të riparuar kapilarët e dëmtuar dhe për ta mbajtur lëkurën të butë. Konsumimi i të verdhës së vezës është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, pasi ajo përmban biotin e cila stimulon prodhimin e acideve të ngopura. “Një vezë në ditë mban lëkurën e thatë larg”.

Vit A. Pamjaftueshmëria e kësaj Vitamine e bën lëkurën të vuajë. Kjë e bën atë të flashkët dhe pa jetë. Vit A, ka cilësi të jashtëzakonshme ushqyese dhe anti-plakje. Produktet me gjethe jeshile si spinaq dhe sallatë jeshile janë burim i pasur me Vit A.
Fruta pylli. Fantasike për ta mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira. Këto nxisin rritjen e qelizave të reja të lëkurës duke e bërë atë më të plotë, të shëndetshme, dhe më të re.