Home Këshilla të ndryshme Ushqimet e mira dhe të këqija për dhëmbët

Ushqimet e mira dhe të këqija për dhëmbët

6Disa ushqime janë të këqija për organizmin tuaj, veçanërisht për dhëmbët. Nëse nuk e kontrolloni sasinë që e konsumoni, kjo mund të çojë në probleme serioze.

Sheqerkat, karamelet, ëmbëltuesit – Sheqerkat e forta mund të ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit dhe u duhet shumë kohë që të shpërbëhen, kështu që janë shumë të dëmshme për dhëmbët. Disa prej tyre janë aq të forta saqë mund të shkaktojnë thyerjen e dhëmbit nëse i kafshoni. Gjithashtu, nuk bëhet fjalë për sasinë e sheqerit që e konsumoni, por sa shpesh e konsumoni.

Ushqimet acidike – Nëse ju pëlqen limoni dhe keni dëgjuar se ai i zbardhon dhëmbët, bëni kujdes. Limoni mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët ashtu si edhe ushqimi acidik. Pas konsumimit të ushqimeve të tilla, duhet t’i pastroni tërësisht dhëmbët tuaj.

Tabletat për përtypje – Ky lloj i tabletave përmban acide të koncentruara të cilat dëmtojnë dhëmbët sepse ngjiten në to. Madje edhe pijet e shëndetshme dhe ato të pasura me vitamina janë të dëmshme për dhëmbët tuaj.

Ushqimet që përmbajnë niseshte – Kohët e fundit hamë ushqim të pashëndetshëm duke mos menduar për pasojat. Patatinat, buka e bardhë, pica, makaronat dhe hamburgerët janë të pashëndetshëm sepse copëzat e tyre mbesin në mes të dhëmbëve. Këto ushqime shumë shpejt konvertohen në sheqer sepse në gojë fillon procesi paradigjestiv. Ky sheqer dëmton smaltin e dhëmbëve.

Pijet e gazuara dhe energjike – Pijet e ëmbëltuara, ato të gazuara dhe pijet energjike janë veçanërisht të dëmshme për dhëmbët nëse pihen shpesh.

Frutat e thata – Frutat e thata mund të jenë të dëmshme për dhëmbët sepse ato përmbajnë sheqer të koncentruar dhe ngjiten për dhëmbët tuaj. Kjo përshpejton rritjen e baktereve në gojë dhe shkakton dëme në smaltin e dhëmbëve.

Alkooli dhe vera – Pështyma në gojë ndihmon për të larguar grimcat e ushqimit dhe mbron kundër ushqimeve acidike, dhe meqë alkooli pengon prodhimin e pështymës, ai është i dëmshëm për dhëmbët. Alkooli mund të çojë në sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe madje edhe në kancer.

Për dhëmbët tuaj i shëndetshëm është uji, produktet e qumështit, frutat, perimet, arrat dhe çaji i gjelbër.Uji – Uji është i pazëvendësueshëm dhe me të duhet shpëlarë dhëmbët pas ngrënies ose pas konsumimit të pijeve të ëmbëltuara.

Produktet e qumështit – Produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe minerale. Ato ripërtërijnë sasitë e kalciumit, i cili është i nevojshëm për shëndetin e dhëmbëve.

Arrat – Arrat janë të pasura me vitamina, minerale, kalium, kalcium dhe zink, dhe janë të shëndetshme për dhëmbët tuaj.

Çaji i gjelbër – Çaji i gjelbër parandalon rritjen e baktereve dhe ndihmon në luftën kundër inflamacionit të mishit të dhëmbëve dhe formimin e shtresave. Kafeja dhe kakao janë gjithashtu shumë të dobishme.

Mos i patroni dhëmbët tuaj menjëherë pasi të pini apo hani diçka të ëmbël apo të thartë, sepse atëherë smalti i dhëmbëve dëmtohet më shpejtë.

Dhëmbët pastroni me ujë, prisni gjysmë ore deri sa pështyma ta bëjë punën e vet, dhe pastaj pastroni dhëmbët me pastë dhëmbësh.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...