Home Këshilla për Prindër Ushqimet e ngurta rrezik obeziteti tek foshnjat

Ushqimet e ngurta rrezik obeziteti tek foshnjat

Një studim anglez tregon se një formulë e ushqyerjes së foshnjave me ushqime të cilësuara të ngurta, mund të shkaktojë shtresa dhjami në trupin e të sapolindurve.

Foshnjat kanë më shumë gjasa të rrisin yndyrën e tepërt në trupin e tyre nëse ata konsumojnë ushqime të ngurta në moshë të vogël.

Mjekët anglez kanë studiuar dietën ushqimore tek 847 fëmijëve, me qëllim nxjerrjen e rezultateve nëse ka lidhje midis obezitetit dhe mënyrës së ushqyerjes, kur foshnjat kanë konsumuar ushqime të ngurta të tilla si drithëra orizi, biskota apo fruta.

Ato kanë arritur në rezultatin, se fëmijët të cilët gjatë vakteve të ditës konsumojnë ushqimet e ashtëquajtura të ngurta, janë të rrezikuar gjashtë herë më shumë nga shëndoshja se fëmijët që konsumojnë qumësht nga gjiri i nënës.

Mjekët pediatër thanë për mediat angleze se nënat e reja duhet të tregohen të kujdesshme që fëmijët e tyre të rriten të shëndetshme. Ato këshillojnë që nuk është e nevojshme që foshnjave tu jepen ushqime të ngurta, pasi i gjithë ushqimi mund të kthehet në kalori shtesë për të vegjëlit.

Në përfundim të studimit theksohet se fëmijët që nuk ushqehen siç duhet, mund të kenë pasoja të tilla si gjumë jo të rehatshëm, si dhe mund të rrezikohen nga obeziteti. Ndaj për këtë arsye fëmijët nuk duhet të ushqehen me ushqime të ngurta derisa ato të jenë në gjëndje të ushqehen vetë pa ndihmën e nënës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikimi shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjiena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së...