Ushqimet me të cilat shkrihen kilogramët

Nuk është sekret që fibrat, përveç që janë të mira për zemër, ndihmojnë gjatë humbjes së peshës, por gjithmonë është mirë të dihet që me cilat ushqime mund të merret doza e mjaftuar e fibrave dhe njëkohësisht të zvogëlohet konsumimi i kalorive.

Me këto ushqime, përveç që do të siguroni 20 gramë të nevojshëm të fibrave në ditë, njëkohësisht do ta lehtësoni edhe shkrirjen e kilogramëve.

Mgjesi

Në vend të një gote me lëng portokalli, hajeni një portokall të madh. Përveç që do të siguroni tre gramë fibra më shumë, përmes përtypjes do ta ndjeni më shpejt ngopjen.

Zemra

Bananen e zëvendësoni me një filxhan me mjedra, me të cilat do të fitoni pesë gramë fibra më shumë.

Dreka

Në vend të orizit përgatitni fasule ngjyrë kafeje. Do të konsumoni shtatë gramë fibra më shumë.

Zemra

Shkopinjtë e njelmët i zëvendësoni me karota. Përveç fibrave, ato janë të pasura edhe me beta karotinë dhe me antioksidues, si dhe e mbajnë të shëndoshë sistemin e imunitetit.

Darka

Në vend të makaronave me salcë nga domatet, hani makarona integrale me perime dhe me salcë. Përveç tre gramëve të fibrave më shumë, me këtë zgjedhje do t’i siguroni vetes edhe magnezin, i cili nuk gjendet te ushqimet e përpunuara.