Home Këshilla të ndryshme Ushqimet që duhet konsumuar para gjumit

Ushqimet që duhet konsumuar para gjumit

Disa ushqime nuk duhet të konsumohen para se të flini Pagjumësia apo çrregullimet e gjumit ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme, na bëjnë më emotivë e më pak produktivë. Por, ne mund të përzgjedhim të konsumojmë në mbrëmje ushqime, të cilat ndihmojnë për një gjumë të rehatshëm.

1. Produktet dhe disa nga nënproduktet e qumështit janë burim i mirë i një gjumi të rehatshëm. Këto elemente ushqimore shërbejnë për të qetësuar nervat para gjumit, pasi përmbajtja e kalciumit në to vepron si një efekt reduktues i fibrave nervore.

2. Nëse jeni duke u përballur me vështirësi në gjumë, atëherë duhet të ushqeheni me vezë. E pasur me proteina, veza ndihmon në përmirësimin e gjumit duke ju dhënë rehati më të mirë.

3. Studimet e fundit kanë treguar se drithërat, të cilat kanë përmbajtje të ulët sheqeri, ju ndihmojnë gjithashtu për një gjumë më të qetë.

4. Mjalti bën një ndryshim të madh në përmirësimin e gjumit. Hidhni pak mjaltë tek drithërat apo tek ndonjë ushqim tjetër i lehtë, të cilin do ta konsumoni përpara se të shkoni të flini.

Nëse mund të mbështeteni tek këto ushqime për një gjumë më të mirë, disa të tjera bëjnë efektin e kundërt.

1. E tillë është çokollata me qumësht, e cila nxit gjendjen e pagjumësisë. E pasur me tyrosinë, shkakton vigjilencë e irritim, gjë që ju mban zgjuar.

2. Ushqimet pikante shkaktojnë ndjenjë shqetësimi që reflektohet gjatë gjumit.

3. Por, edhe nëse do të konsumoni domate për darkë nuk jeni të garantuar për një gjumë të qetë. Domatet kanë tendencë të shkaktojnë aciditet në stomak.

4. Mishi dhe nënproduktet bëjnë pjesë tek ushqimet që nuk duhet të konsumohen para gjumit pasi sjellin vështirësi në tretje dhe përmbajnë lëndë kimike të cilat çlirohen në tru duke sjellë pagjumësi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pirja e duhanit çon në këtë gjendje vdekjeprurëse

Gratë duhanpirëse rrezikohen nga zgjerimi (aneurizmi) i aortës së barkut, arteria më e madhe në trupin e njeriut, në krahasim me ato që nuk kanë pirë duhan kurrë. Kjo është një tjetër pasojë e pirjes së duhanit në një seri të njohur tashmë. Në një studim klinik, shkencëtarët raportuan që gratë duhanpirëse kishin katër herë më shumë të ngjarë të...