Home Këshilla të ndryshme Ushqimet që forcojnë imunitetin

Ushqimet që forcojnë imunitetin

Ushqimet që forcojnë imunitetinTani që jemi në “sezonin e viruseve” ju duhet ta forconi shëndetin tuaj me ushqime që i japin atij fuqi rezistuese ndaj viruseve.

Nga frutat si ananasi e karota deri tek supat e ndryshme, janë ushqimet e pjatat e ndryshme, të cilat janë jo vetëm të shijshme, por ndihmojnë gjithashtu në forcimin e sitetimit imunitar gjatë virozave të stinës së dimrit.

-Një ananas në ditë mban mjekun larg! Kjo shprehje duket se i përket mjaft frutave dhe njëri prej tyre është dhe ananasi. Sipas një studimi të ri nga “Philippine Women’s University School of Nutrition”, studiuesit dolën në përfundimin se ngrënia e disa fetave ananasi çdo ditë për dy muaj ndihmon sistemin imun të njeriut. Vlerat ushqyese të ananasit stimulojnë prodhimin e granulociteve, të cilat janë pjesë përbërëse e qelizave të bardha të gjakut.

–Nëse nuk e dinit kosi është plot e përplot me “mirësinë” për zorrën tuaj dhe aleati më i mirë kur është fjala për dhimbjet e stomakut. Një gotë kos në ditë,apo i shërbyer ndryshe si pjata e darkës ndihmon të qëndroni jo vetëm të shëndetshëm, por dhe të ndiheni mjaft mirë. Kur ju filloni të ndjeni ato shenjat e para të gripit, pse nuk “nxeheni” pak .

–Specat djegës janë të mbushura me capsaicin, kompleksin që u jep atyre vetinë lehtësuese ndaj gripit dhe bllokimeve të sinuseve.

–Perimet me ngjyrë të errët janë të pasura me zink. Një studim i publikuar në revistën Nature pohoi se konsumi i vitaminës A, i gjendur me shumicë tek spinaqi , ndërsa nëna është shtatzënë, forcon sistemin imunitar të foshnjes.

–Karotat janë të njohura për beta-carotenin e tyre, i cili u jep atyre ngjyren portokalli, por gjithashtu ato përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës A e cila lufton infektimit dhe rregullon sistemin imunitar. Vitamina A mban indet në gojë, stomak, në aparatin e frymëmarrjes dhe zorrët e shëndetshme.

–Lulelakra jo vetëm që është mjaft e shijshme, por është e mbushur me një kompleks të quajtur glutathione. Disa studime kanë treguar që lulelakra vërtet të mbron kundër gripit, duke nxitur funksionin tuaj imunitar. Gluathione vepron si forcë policore e trupit tuaj, gjurmon çdo gjë që nuk i përket organizmit tonë (si virusi i gripit) dhe e asgjëson atë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...