Home Këshilla të ndryshme Ushqimet që ju ndihmojnë të largoni stresin

Ushqimet që ju ndihmojnë të largoni stresin

Ushqimet qe ju ndihmojne te largoni stresinUshqimi i mirë do të thotë jetë e gjatë dhe e shëndoshë. Në qoftë se ushqeheni me rregull do të jeni më të disponuar dhe më të qetë. Koha dinamike ka bërë që shpeshherë të jemi të shqetësuar, por refuzojmë tableta që t’a zvogëlojmë stresin.

Në qofte se shpesh vuani nga kjo sëmundje shumë e përhapur në botë, është mirë që të konsumoni këto ushqime të cilat kryesisht janë të pasura me vitamina B, C dhe E dhe me minerale magnezium, mangan, selen dhe zink.

Në këtë grup të ushqimeve bëjnë pjesë

Frutat – pjeperi, shalqini, portokalli, limoni, citroni, luleshtrydhja, fiku dhe molla;

Perime të freskëta – perime me gjethe të gjelbërta, domate, bizele, panxhar i kuq, brokulla dhe karrota.

Fara nga kungulli, luledielli, susam, bademe etj.

Por edhe sasi të konsiderueshme të proteinave si vezë, qumësht, mish pule dhe mish qengji.

Përkunder faktit se kjo do t’ju japë më shumë energji, ky ushqim do t’u ndihmojë edhe gjatë zgjidhjes se problemeve me organet e tretjes.

Burimi: infoalbania.org

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini

Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit. Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një...