Home Këshilla të ndryshme Ushqimet që ju ndihmojnë të zbutni simptomat e alergjisë

Ushqimet që ju ndihmojnë të zbutni simptomat e alergjisë

Ekspertët thonë se simptomat e alergjisë dhe astmës mund të zbuten me anë të ushqimit: shmangia e disa ushqimeve dhe konsumimi i shtesës së vitaminave dhe mineraleve, mund t’iu ndihmojë.

Është me rëndësi që të eliminohen proceset inflamatore në organizëm. Kështu, nëse jeni alergjikë ndaj mykut, mendoni për ushqimin pa tharm. Shmangni ushqimet e fermentuara, djathërat e vjetër dhe myshqet. Gjatë sezonit të rritjes së barit, kufizojeni sasinë e qumështit dhe produkteve të tij, pastaj drithërave, duke përfshirë misrin, grurin, tërshërën, thekrën dhe orizin.

Sheqernat e rafinuar, mielli i bardhë dhe ushqimi i përpunuar, mund të jenë nxitës të proceseve inflamatore, prandaj shmangini ato sa më shumë që të mundeni. Po ashtu, është mirë që të largoni ushqimet që kanë veprim me alergjenët. Prandaj, gjatë këtij sezoni duhet të shmanget selinoja, karota, molla, patatja, dardha, produktet arrore, kopra, majdanozi etj.

Ndërkohë, sipas ekspertëve, konsumimi shtesë i vitaminave dhe mineraleve, mund të ndihmojë. Prandaj rekomandohet marrja e vitaminave D, C, A, B12, B5 dhe magnezit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushqimet më të mira kundër alergjisë dhe disa këshilla antialergjike

Alergjitë ndikojnë në mushkëri, hundë, veshë, stomak, lëkurë dhe pjesë të tjera të trupit. Mund të shkaktojë kruajtje të lehta deri në anafilaltik, një reaksion që shpeshherë rrezikon dhe jetën. Mbani mend çfarë ju shkakton alergji dhe shmangni kontaktin me alergjenët që mund të shkaktojnë kriza. Megjithatë nëse jeni të predispozuar të prekeni nga alergjia, luftojeni atë me superushqimet. Lehtësoni simptomat...