Home Këshilla të ndryshme Ushqimet që mbrojnë mëlçinë

Ushqimet që mbrojnë mëlçinë

4Konsumimi i disa ushqimeve ndikon në kurimin dhe mbrojtjen e mëlçisë

Mëlçia luan rol kyç në funksionin fiziologjik të trupit. Ajo na shpëton nga helmet e përditshme dhe ndihmon tretjen e ushqimit.

Por, cilat janë 8 ushqimet që na ndihmojnë të kurojmë mëlçinë?

Hudhrat – Hudhrat aktivizojnë një enzimë e cila shpërbën toksinat. Alicina dhe Selenium janë dy përbërës të hudhrës të cilët forcojnë pastrimin e mëlçisë.

Qitro – Lëngu i qitros ndihmon në eliminimin e toksinave kancerogjene dhe ofron kombinim të shkëlqyer të vitaminës C dhe antioksidantëve.

Panxhari – Përmban flavonoidë që ndihmojnë proceset fiziologjike të mëlçisë.

Kafja – Studimet tregojnë se kafja ndikon pozitivisht në shëndetin e mëlçisë edhe pse mekanizmi mbetet pak i turbullt.

Gjethet jeshile – Rukola, pazite, spinaqi dhe sallata jeshile ndihmojnë në përthithjen e metaleve të rënda në sajë të fibrave të tyre bimore. Në këtë mënyrë ato ulin ngarkesën e mëlçisë me këto përbërës të padegradueshem.

Brokoli dhe lulelakra – Këto lloj zarzavatesh kanë një efekt të veçantë në forcën detoksifikuese të mëlçisë në sajë të disa përbërësve të quajtur glucosinolate – të cilët duket të jenë një arme e forte kundër toksinave kanceroze.

Shafrani i Indisë dhe kanella – Këto erëza po njihen gjithnjë e më shumë për rolin e tyre antioksidues dhe anti-inflamator. Ato mbështesin tretjen dhe lehtësojnë mëlçinë në punën e saj. Në veçanti kanella ka veti mbrojtëse të fuqishme kundër baktereve dhe viruseve.

Arrat – Arrat përmbajnë glutathion – antioksidant që renditet i pari për nga rëndësia kur bëhet fjalë për detoksifikimin e mëlçisë. Këtu ajo vjen bashkë me acide lyrore tepër të dobishëm si ato të tipit omega -3, të cilët gjithashtu luftojnë inflamacionin dhe gjithçka toksike që ai prodhon.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...