Ushqimet qe na duhen per te luftuar kancerin

A e keni ditur qe ajo qe hani mund te percaktoj nese do te semureni me kancer?

Dieta (gjerat qe hani) mund te ju mbrojne qe te mos jeni njeri ne mesin e 3 personave qe preken nga kanceri ne jeten e tyre. Cilat ushqime quhen super-ushqime anti-kancerogjene e qe duhet t’i hani sa me shpesh.

Lakra Brukselit

Lakra e Brukselit eshte zbuluar te mbroj kunder kancerit ne zorre, stomak dhe fshikez. Sipas nje hulumtimi te publikuar ne revistat mjekesore sikur International Journal of Cancer, thuhet se te ngrenit e lakres se Brukselit disa here ne jave mund te te mbroj nga kanceri. Lakra e Brukselit ka zvogeluar qelizat kancerogjene deri ne 52 perqind ne zorre dhe deri ne 67 perqind ne melci te shtazeve. Ato gjithashtu kane tkurrur madhesine e tumoreve deri ne 92 perqind.

Si mundet qe lakra Brukselit te parandaloje kancerin?

Lakra permban dicka qe quhet indole, apo perzierje organike aromatike heterociklike. Keto stimulojne melcine qe ti zberthej hormonet ne trup dhe shpejtoj eliminimin e produkteve te mbetjeve.

Kjo do te thote se pervec qe rregullon dhe e ben punen e jashtqitjes me efektive, gjithashtu edhe kanceret qe varen nga hormonet nuk kane kohe te zhvillohen.

Nese deshiron te provosh lakra Brukseli si mas preventive te kancerit eshte e rendesishme qe te mos i zieni apo fusni ne mikroval sepse ky proces vret shumicen e vitaminave dhe vlerave ushqyese. Thjesht avulloj paksa apo perziej duke i ferguar qe te mos i humb vlerat ushqyese dhe vitaminat.

Te ushqyerit e rregullt me peme, perime, mish te shpezeve dhe peshk mund te parandalojne kancerin.

Hulumtimet nga Journal of American Medical Association (Revista e Shoqates Mjeksore Amerikane) ka zbuluar te ushqyerit me shume fruta, perime, mish te shpezeve dhe peshk eshte dukur te kete efekt mbrojtes kunder kancerit. 1009 pacient me kancer ne zorre jane studiuar.

Pese vite me vone ata jane shqyrtuar dhe eshte pare se 324 pacient kishin perseritje te kancerit dhe te gjithe kishin vdekur pervec njerit. Kurse edhe nje numer shtese prej 28 pacienteve kishin vdekur pa ndonje dokument te perseritjes se kancerit tek ta.

Studimi ka identifikuar dy lloje te ndryshme kryesore te te ushqyerit (dieta), njera qe perbehej nga sasi te larta te mishit, yndyrave, embelsirave dhe ushqimeve te rafinuara dhe tjetra qe perbehej nga sasi te larta te frutave, perimeve, mish te shpezeve dhe peshk.

Ata qe ushqeheshin me shume peme dhe perime kishin perqindje me te larte te mbijeteses kurse ata qe ushqeheshin me dieta te yndyrshme Perendimore kishin perqindje me te larte te vdekshmerise dhe riperseritje me te shpeshte te semundjes.