Ushqimet që nuk dihet t’i lejoni fëmijët t’i hanë, sipas moshës

Ushqimet që nuk dihet t’i lejoni fëmijët t’i hanë, sipas moshës12-24 muajsh

Yndyrat të ulëta ose qumësht i skremuar: Fëmija juaj ka nevojë për yndyrat dhe kaloritë e qumështit të plotë për formimin dhe zhvillimin normal. Pas vitit të dytë të jetës, mund të nisni t’i jepni qumësht me pak yndyra, kos ose djathë, nëse ka një arsye specifike, siç janë pesha  e tepërt apo nevoja për të reduktuar marrjen e yndyrave të ngopura.

Copa të mëdha dhe të trasha ushqimi: Copat e ushqimit në madhësinë e bizeleve janë të sigurta, përderisa ato nuk mund të ngecen në fytin e fëmijës suaj. Perimet, siç janë karrotat, bishtajoret dhe ushqime të ngjashme duhet të priten në copëza të vogla. Duhet të bëni të njëjtën gjë me frutat, si rrushin, copat e pjeprit, qershitë të cilat duhet të priten në copëza përpara se t’i jepen fëmijës.

Ushqime të vogla dhe të forta: Bajamet, arrat, kokoshkat, karamelet madje dhe stafidhet apo fruta të tjera të thata duhet të shmangen pasi fëmija mund të mbytet me to.

Këshilla të tjera: Mos e lejo fëmijën të ushqehet kur nuk mund ta mbikëqyrësh (psh në makinë).

 

 24-36 muajsh

Rreziku i mbytjes: në këtë moshë fëmija mund të hajë shumë më mirë. Nuk i pëlqen më ushqimet e shtypura, ndërsa përpiqet të shijojë gjithmonë ushqime të reja që ju konsumoni. Duhet që ende të shmangni ushqimet me rrezik të lartë në moshën 12-24 muajsh dhe duhet të përpiqeni të bëni dallim të qartë mes kohës së ngrënies dhe asaj të lojës. Kështu  fëmija do të mësojë të përtypet dhe të gëlltitet më mirë.

 

Mbi 3 vjeç

Rreziku i mbytjeje: Pas vitit të tretë të jetës, fëmija juaj do të nisë të garojë gjatë vakteve. Përpiqet të hajë shpejt ose më shumë dhe përpiqet të imitojë të tjerët, veçanërisht prindërit e tij. Si rezultat shpesh mund të mos e përtypë ushqimin. Kështu përpiqu ta dekurajoni këtë sjellje dhe shmangni servirjen e ushqimit ndërsa shikoni televizor apo bëni diçka tjetër që ndërpret vëmendjen e tij.

Ushqimet alergjike: Shumica e fëmijëve nuk kanë reaksione alergjike pas vitit të parë të jetës.