Home Këshilla të ndryshme Ushqimet që pastrojnë arteriet

Ushqimet që pastrojnë arteriet

Ushqimet që pastrojnë arterietUshqimet luajnë rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tuaj, prandaj edhe duhet pasur kujdes që të jenë të kualitetit të lartë.

Shumë ekspertë paralajmërojnë se disa ushqime ndikojnë dëmshëm në shëndetin e gjakut dhe shtojnë rrezikun për sëmundje serioze. Në vijim ju paraqesim listën e ushqimeve që në mënyrë natyrale pastrojnë arteriet,raporton Gazeta Kosova Sot

LËNGU I SHEGËS Lëngu i shegës njihet se është i pasur me shumë antioksidues dhe ofron veti shëruese për shëndetin. Në fakt, posedon më shumë se secili burim tjetër, si manaferrat apo portokajtë. Konsumimi i rregullt i lëngut të shegës pastron arteriet tuaja, duke reduktuar efektin negativ të arterosklerozës si dhe lufton kolesterolin e dëmshëm.

LAKRAT TURSHI Lakrat turshi janë burim natyral i baktereve të shëndetshme dhe kanë ndikim pozitiv në sistemin tretës dhe të zemrës. Kur e konsumoni përmirëson procesin natyral të pastrimit dhe eliminon substancat helmuese. Forcon sistemin imun dhe parandalon zhvillimin e shumë sëmundjeve infektuese.

VAJI I ULLIRIT Vaji i ullirit është burim i aminoacideve të shëndetshme që stimulojnë pastrimin natyral të arterieve. Duke e konsumuar të freskët ul nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve , që në shkëmbim ul rrezikun për sulm në zemër dhe pikën në tru. Antioksiduesit e pranishëm në vajin e ullirit mbrojnë nga radikalët e lirë dhe nuk lejojnë fortësimin e venave.

FARAT E SUSAMIT Farat e susamit njihen për efektin e tyre mbrojtës për zemrën, duke shmangur problemet me qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë përparimin e arterosklerozës. Janë të pasura me aminoacide të shëndetshme dhe komponent kundër inflamacioneve, e midis të tjerash përmirësojnë shëndetin e venave.

SHALQIRI Shalqiri është ushqim me pak kalori dhe me shumë antioksidues, që mbrojnë arteret. Përbërësit në shalqi ndihmojnë në kontrollimin e inflamacioneve, përmirësojnë qarkullimin e gjakut si dhe largojnë mbetjet e dëmshme nga gjakrrjedhja.

DOMATET Domatet janë të pasura me antioksiduesin e fortë të quajtur likopen, i cili ndihmon në reduktimin e kolesterolit të keq nëpër muret e artereve tuaja. Megjithëse ka vetitë e veta edhe kur e konsumoni të papërpunuar, në sallatë dhe lëngje, përbërësit shtohen kur e përdorni të zier.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...