Home Ushqim Ushqimet që pastrojnë mëlçinë

Ushqimet që pastrojnë mëlçinë

Mëlçia mund të përshkruhet si organ i ngarkuar për detoksifikimin e trupit. Mëlçia është organi i dytë më i madh në trup dhe kryen detyra të ndryshme, prandaj është e rëndësishme që ta ruajmë.

Disa nga funksionet e mëlçisë përfshijnë rregullimin e yndyrave, balancimin e hormoneve dhe ndihmesën e tretjes.

Një nga metodat më të rëndësishme për pastrimin e mëlçisë përfshin konsumimin e mjaftueshëm të ujit, por mirë është që dietës suaj t’i shtoni edhe disa ushqime të cilat e mbrojnë dhe e përmirësojnë punën e mëlçisë.

Karota është e para në listë, sepse përmban mjaft beta-karoten. Karota ndihmon të rregullohet niveli i sheqerit në gjak dhe redukton inflamacionet në trup. Ajo është burim i mirë i energjisë dhe lehtë përshtatet në çfarëdo ushqimi që bëni. Kur konsumoni ushqimin i cili pastron mëlçinë, është e rëndësishme të zgjidhni përbërësit që janë të freskët dhe të rritur organikisht.

Hudhra
pastron dhe forcon gjakun. Përmban sasi të mëdha të alicinës dhe selenit, të cilët ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë. Jo vetëm që përmirëson funksionimin e mëlçisë, por edhe punën e veshkave. Hudhra vepron në aktivizimin e enzimave të mëlçisë të cilat i largojnë toksinat nga trupi.

Limoni, mund t’i konsumoni në formë të lëngut. Lëngu i limonit është përplot me vitamina C, përmban antioksidantë dhe shkëlqyeshëm pastron fshikëzën e tëmthit, veshkat, taktin tretës dhe mushkëritë. Lëngu nga një gjysmë limoni në gotë të ujit të nxehtë do të përshpejtojë tretjen.

Perimet me gjethe të gjelbra janë të shkëlqyeshme për pastrimin e mëlçisë sepse klorofili absorbon toksinat nga sistemi i qarkullimit të gjakut. Përfshini perimet si spinaqi dhe të ngjashme në të ushqyerit tuaj, posaçërisht sepse janë burim i shkëlqyer i fibrave, dhe do të përmirësojnë tretjen.

Panxhari përmban betainën, që stimulon qelizat e mëlçisë. Është i pasur me vitamina të llojllojshme dhe minerale. Ndihmon në pastrimin e mëlçisë, veshkave dhe fshikëzës së tëmthit, por shkëlqyeshëm stabilizon edhe nivelin e sheqerit në gjak.

Qumështi i carangthit mund të parandalojë dhe përmirësojë dëmtimin e mëlçisë. Ai përmban antioksidantë të cilët veprojnë si bllokues të helmit. Ekziston në kapsula dhe mund të konsumohet çdo ditë për një kohë të gjatë.

Çaji i luleradhiqes ka veçori antioksidante dhe pastron gjakun. Ky është ilaç bimor që përdoret me shekuj. Rrënja e luleradhiqes stimulon qarkullimin e tëmthit dhe vepron si tonik për mëlçi. Çaji mund të pihet në mënyrë preventive si edhe bën riparimet e mëlçisë së dëmtuar. Një filxhan në ditë është krejt çka ju nevojitet.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...