Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Ushqimet që përmbajnë vitaminën B11, i bëjnë mirë bebes

Ushqimet që përmbajnë vitaminën B11, i bëjnë mirë bebes

Gratë shtatzëna (apo ata që mendojnë të kenë një fëmijë) duhet të shtojnë në dietën e tyre ushqime të pasura me acidit folik (vitamina B11), një rregull i mirë ky që vlen gjithmonë, edhe të paktën tre muaj përpara shtatzënisë.

Kjo është këshilla që vjen nga projekti “Mendoni më parë” i projektuar për gratë që duan një fëmijë i kryer në bashkëpunim me ICDB “Alessandra Lisi International Centre on Birth Defects” (“Alessandra Lisi Qendra Ndërkombëtare për defektet e lindjes”) dhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas studiueses Stefania Ruggeri dhe kolegëve saj, ushqimet e pasura me acid folik i bëjnë mirë bebes.

Studiuesit thonë se “është e nevojshme të rritet doza e marrjes së acidit foli sidomos gjatë shtatzënisë”.

Për një shëndet të mirë të fëmijës gruaja që mendon të sjellë në jetë një fëmijë rekomandohet të marrë 200 miligramë/ditë, ndërsa një grua shtatzënë dyfishin, 400 miligram/ditë.

Dhe përfitimet janë të dukshme: zvogëlohet rreziku i anomalive të rënda të fëmijës në fetus si anencephaly (deri në 70%) dhe i sëmundjeve të tjera serioze.

Psh, asparagusi përmban (372 miligram për 250 gram), rrepa (333) dhe brokoli (214). Burime të mira të acidit folik ose vitaminës B 11 janë gjithashtu portokalli (63 miligram për 150 gram), mandarina (57) dhe kivi (42).

a.k/NOA

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të jetojmë më gjatë: Specat djegës mbrojnë nga kanceri dhe rrisin jetëgjatësinë

Të jetuarit më gjatë nuk do të thotë të bësh një jetë duke i mohuar vetes kënaqësitë. Në fakt, duke qenë i zgjuar me zgjedhjet tuaja, një jetë e gjatë dhe e shëndetshme mund të jetë e juaja. Sipas studimeve, shtimi erëzave të caktuara mund të zgjidhë të gjitha shqetësimet tuaja shëndetësore dhe t’ju ndihmojë të rritni jetëgjatësinë tuaj. Tani më...