Ushqimet që qetësojnë kokëdhembjet

Dhembja mund të shfaqet si pasojë e shumë arsyeve. Ndoshta për një kohë të gjatë keni shikuar në ekranin e kompjuterit, ka zhurmë tek fqinjët apo jeni të uritur.

Po, kokëdhembjet shkakton edhe stresi dhe tkurrja e muskujve, PMS, pagjumësia… Për ta mundur kokëdhembjen, së pari duhet ta dini se çfarë e ka shkaktuar, e shpeshherë bëhet fjalë për ushqimin.

Acidet “Omega-3”

Nëse kokëdhembja shfaqet si pasojë e ndonjë procesi të infeksionit, konsumimi paksa më i shtuar nëse nuk e largon kokëdhembjen në tërësi, atëherë se do ta zbusë kokëdhembjen nuk ka fije dyshimi. Mishi i peshkut, sardelet apo skumbri, mundet të ndikojnë pozitivisht, por edhe farat e lirit, arrat dhe bademi, si dhe pemët dhe perimet, e po ashtu edhe perimet me gjethe të gjelbër janë burim i mirë i acideve “Omega -3”.

 

Shalqiri

Kokëdhembja shpeshherë shfaqet si pasojë e dehidrimit. Apo ndoshta mu për atë arsye se keni konsumuar sasi të pakët të ujit apo ndoshta natën e kaluar keni konsumuar tepër alkool. Uji i thjeshtë është zgjidhja e duhur. Por, gjithsesi mund të konsumoni ushqime të pasur me ujë, shalqiri për shembull, trangujt e freskët apo edhe domatet. Pos ujit, nga perimet e freskëta do të fitoni edhe minerale të rëndësishme, magnezin për shembull.

Spinaqi

Kjo perime e gjelbër është e pasur me vitaminën B, i cili është me bollëk në perimet me gjethe të gjelbër. Hulumtimet e ndërlidhet me parandalimin e migrenës.

 

Banania

Banania madje përmban rreth 74 për qind ujë, pjesa tjetër u takon karbohidrateve dhe fibrave bimore. Për ndërprerjen e kokëdhembjes apo qetësimin e asaj që tashmë ka filluar bananet janë shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë shumë kalium dhe mineralet e tjera si magnez, kalcium, fosfor, hekur, zink dhe bakër. Përmbajnë edhe beta-karotinë, vitamina të grupit B, pastaj vitamina C dhe E. Nëse ju dhemb koka si pasojë e mungesës së kaliumit, atëherë banania do të jetë ilaçi.

 

Kafeja

Kafeja ka një efekt të dyfishtë në kokëdhembje. Ata që nuk marrin dozën e tyre ditore, mungesa e kafeinës mundet t’ju shkaktojë kokëdhembje. Por, edhe nëse e teproni me konsumimin e kafesë mund të shfaqen kokëdhembje të ashpra. Por, kafeina në sasi të vogla mundet ta qetësojë kokëdhembjen. Kafeina shtohet në shumë ilaçe kundër kokëdhembjes. Mos konsumoni më tepër se 200 deri 300 mg kafeinë në ditë. Po ashtu, mbani mend se kafeja nuk gjendet vetëm në kafe, por edhe në çokollatë.

KËSHILLA TË NGJASHME